Eozinofile te rritura nga doza e shtuar e Xanax?

Question
Pershendetje,
Kam kryer ekzaminimin laboratorik gjak komplet dhe ne rezultate ka dale qe numri absolut i eozinofileve eshte 1000 plus. Une nuk kam asnje shenje alergjie.
E vetmja gje qe me vjen nder mend eshte qe kohet e fundit doktori me ka shtuar dozen e Xanax. Ne 2 testet e gjakut komplet brenda 9 muajve eshte verejtur prania e rritur e eozinofileve. Nderkohe parametrat e tjera jane te gjithe ne norme.
A ta kete ndodhur kjo rritje e eozinofileve nga Xanax?
Faleminderit

Answers ( 3 )

    0
    2018-10-31T11:41:10+00:00

    Pershendetje,

    Po, eshte e vertete qe disa medikamente mund te shkaktojne eozinofili te induktuar nga ilacet e cila karakterizohet nga rritja e eozinofileve.

    Disa here, perdorimi i Xanax eshte i lidhur me rritjen e eozinofileve ne gjak sidomos nese ka nivele te larta te depresionit ose stresit.

    Megjithate, per mendimin tim duhet me perjashtu probleme te tjera si parazitet intestinale nepermjet nje analize te thjeshte laboratorike sic eshte fece parazit.

    Mund ta diskutosh kete me doktorin tend.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese ju nevojitet ndonje gje tjeter.

    Sherim te shpejte.

    Dr.Albana

    0
    2022-06-12T18:43:38+00:00

    Pershendetje kisha edhe une ni pytje vajzes time 5 vjeqare i kan dal eosinophile e rritne 7% a ka lidhje kjo me alergji se ajo ka alergji ne pluhen edhe ne polen

    Pershendetje nga Fitorja

    Best answer
    Cancel the best answer
    0
    2022-06-27T04:05:39+00:00

    Pershendetje Fitore,

    Eozinofilet Jane ato rruaza te gjakut qe shprehin nivelin e alergjise ne organizem nga cilido shkak.

    Te vajza juaj 7 vjec, pervec alergjise ndaj polenit, do ju keshilloja te Benit nje fece parazit dhe nje IgE dhe vleresimin te mushkerive.

    Diskutojeni kete me mjekun e saj pediater.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer