Dridhje kohe pas kohe e syrit te majte

Question

Pershendetje !!!

Para 3 jave kam pas nja 5 dite dridhje te syrit te majte pastaj me ka pushu .

Mirpo prapetash  ka fillu me  dridhje syri i majte qe nja 4 dite.

Kam fillu pak me u brengos po familjaret e mi me thojne qe nuk eshte asgje ski nevoj mu brengos,kjo ndodhe ndonjeher po ska asgje per shqetesim.

Shpresoj qe do te me mirekuptosh brengen time,pres nje pergjigje nga ju .
Faleminderit…!
 

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-15T19:23:40+00:00

    Pershendetje,

    Nganjehere keto dridhje te syrit pa arsye mund te jene kalimtare e jo serioze. Mund te ndikoje edhe qendrimi para ekraneve te televizorit, kompjuterit apo telefonit per kohe te gjate.

    Per te perjashtuar probleme te tjera dhe per t’ju qetesuar, do ju rekomandoja te matni tensionin e gjakut, e te shenoni rezultatet per ti vleresuar nga mjeku juaj. Plus, per mua, te beni nje konsulte me mjekun okulist dhe neurolog per te perjashtuar problemet perkatese te syrit apo me tiket nervore.

    Per momentin, ju rekomandoj te:

    • mos qendroni shume gjate perpara ekraneve apo telefonit
    • perdorni kombinime te magnezium me vitamin D te tilla si Eutovos K2
    • Nese specialistet do ju kerkojne analiza shtese, mos hezitoni ti beni

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer