Djersitja e tepert!

Question

Pershendetje,

Pyetja ime per ju eshte se pse djersitem aq shume edhe kur nuk jam duke zhvilluar ndonje akvititet, psh jam ne nje lokal me shoqeri dhe papritmas djersis dhe pastaj edhe nga sikleti ajo djersitje

Ka ndonje medikament per lehtesim?

Dyshimet: Mbipesha qe kam, mos-aktiviteti fizik

Answer ( 1 )

    0
    2020-08-07T12:18:51+00:00

    Pershendetje,

    Djersitja eshte shenje e trupit per te lehtesuar nxehtesine e trupit. Kjo sidomos kur temperaturat jashte jane te larta apo ne vendet e mbyllura ku ka mungese ajri e oksigjeni.

    Disa persona jane me te prirur per te djersitur sidomos ata qe kane mbipeshe dhe ata me mungese te aktivitetit fizik pasi ata e kane me te veshtire per te perballuar qofte temperaturat e larta te jashteme dhe aktivitet sado te lehte fizik te bejne.
    Kjo shpjegon pse djersiteni dhe ju.

    Per mua te beni analizen e funksionit te tiroides TSH/T3 dhe echon e tiroides per te perjashtuar problemet perkatese. Plus, duhet te kontrolloni glicemine esell dhe te perjashtojme anemine me gjak komplet dhe sideremi e transferinen. Duhet te kontrolloni funksionin e melcise dhe veshkave me AST/ALT, bilirubin, kreatinemi, azotemi, urine komplet.

    Nese gjithcka del ne rregull, atehere, per mua e vetmja gje qe te beni eshte shtimi i aktivitetit fizik e renia ne peshe.

    Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter

Leave an answer