Djegie te uretres, shtrengim ne organet genitale, urinim i shpeshte pas TURP

Question

Pershendetje!

Jam 62 vjec dhe ne daten 28 Prill 2023 jam operuar per HPB te Prostates me TUR P ku nderhyrja rezultoi pa gjakderdhje dhe biopsia rezltoi negativ.

Nga dita e daljes nga spitali me 2 Maj 2023 dh deri sot kam ndjekur rregullisht te gjitha ekzaminimet dhe nalaizat e duhura ku :

PSA rezulton 0.87

Madhesia e prostates 12cc

Veshkat normal dhe fshikeza e urines normale dhe pa urine reziduale pas urinimit

Eritrosediment, kreatinine, azotemi, Leukocite, eritorcite, trombocite, hematokrit  ne norme

Analiza e urines normal , urokultura normal por Tampono Uretral rezultoi me infeksion stafilococus per te cilen kam kryer kater seanca mjekimi por nuk po shikoj asnje permiresim pasi kam keto shqetesime  ;

Djegie e uretres

Shtrengim ne testikuj dhe deri  poshte scrotumit

Presion dhe djegie ne pjesen e poshte te barkut…urinim i shpeshte.

Keto shenja reudkotohen per dy tre dite dhe shfaqen serish.

Gjithashtu na analiza e feces rezulton me Candida ndersa fece parazit,helicobacter dhe gjak okult nuk kam

Oreks,temperature normal

Ju lutem cfare me keshilloni te ndjek  ne vazhdimesi sepse eshte nje gjendje e padurueshme

Ne  pritje te pergjigjes ju pershendes me respekt

Taulant

 

 

Answer ( 1 )

    0
    2024-01-15T21:15:05+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Me vjen keq per problemet shendetsore ne te cilat ndodheni.

    TURP eshte nje procedure kirurgjikale nepermjet te ciles behet heqja e indeve te prostates qe bllokojne rrjedhen e urines. Ajo realizohet nepermjet nje aparature te quajtur rezektoskop i cili futet ne kanalin uretral nepermjet majes se organit genital (penis). Pastaj shtyhet me ne thellesi te uretres derisa arrihet te hiqen (priten) pjeset e prostates qe bllokojne keto kanalet e urines.

    Megjithate si te gjitha procedurat kirurgjikale pervec efektit pozitiv, mbart edhe probleme te tjera si efekte anesore te ngjashme me ato qe po ndjeni ju:

    Veshtiresi ne urinim. Kjo ndodh per nje periudhe te shkurter disa dite pas procedures. Ne disa raste eshte e nevojshme vendosja e kateterit per te lehtesuar zbrazjen e urines.

    Infeksione te rrugeve urinare. Per fat te keq keto infeksione jane te perseritura dhe ndoshta rezistente ndaj mjekimit. Ne keto raste rekomandohet mjekime e kontrolle te perseritura e pacienti duhet te kete pak me shume durim. Njekohesisht duhet diskutuar me urologun dhe mundesia per te vendosur kateter urinar per disa dite deri ne zbrazjen e vezikes urinare.

    Per fat te keq nje procedure e vetme e TURP ndoshta nuk mjafton. Ne disa raste kerkohet te riperseritet kjo procedure. Gjithesesi mjeku juaj urolog pas rivleresimit te gjendjes, do te vendose nese ju duhet ta riperseritni proceduren apo jo.

    Infeksioni nga Candida eshte i pritshem perderisa ju jeni mjekuar ne menyre te perseritur me antibiotike. Antimykotiket te tille si Fluconazole (Miconix 100 mg) 2 here ne dite per 5 dite do ju ndihmohte per te qetesuar shqetesimet nga infeksioni me Candida.

    Gjithashtu dhe pastruesit e kanaleve te urines (qe jane dhe alkalinizuesit e urines gjithashtu) te tille si Urotec do ju ndihmohte te qetesonte ndjenjen tuaj te djegies. Ama kjo perdoret per 1 muaj me radhe pasi efekti arrihet pas disa ditesh te fillimit te mjekimit.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjeve tuaja. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter shendetsor.

Leave an answer