Dhimbje testikulit
Shkruani Pyetjen ne detaje, perfshini moshen, gjinine,medikamentet qe merrni?
pershendetje kisha nje shqetesim ndjej nje shqetesim nje dhimbje ne testikulin e majt jam 22 vjec Ndjej nje dhimbje jo teper e fort por shqetesuese gjithashtu kam problem dhe me thithkat e gjoksit pasi i kam me te medhaja se permasat normale te nje mashkulli me behen si tip gjendrash po ta shterngoj pak gjoksin kthehet ne normalitet Pastaj pas ca minutash Kthehet prap ne madhsi te madhe te varur Dhe per testikulin dhe per gjoksin shumica me thon qe me ndodh se kryej mardhenie shum shpesh , ka te bej kjo ?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Mund te jete dicka hormonale. Gjithsesi ne duhet te perjashtojme traumat lokale dhe infeksionet.
Nese do ishit pacient i imi do ju keshilloja te kryenit disa ekzaminime:
– urine komplet
– echo abdominale dhe te aparatit uro-genital
– vizite urologu
Pasi te vleresoje gjendjen tuaj, urologu mund t’ju keshilloje konsulte endokrinologu. Por per momentin ju duhen keto analiza.
Gjithe te mirat. Me dergoni pergjigjet kur ti merrni.