Dhimbje te gjurit
Pershendetje.Jam 42 vjece.Kam rreth nje vit qe kam probleme me gjurin, me shume gjurin e majte, para disa muajve kur ngjisja shkallet kisha dhimbje dhe nje zhurme sikur me levizte rere brenda gjurit.Aktualisht kam 2 muaj qe kam dhimbje edhe ne ngjitje edhe ne zbritje te shkalleve apo te siperfaqeve te larta apo edhe te ulta..Kam bere nje grafi dhe me ka dal mire..Doja tju pyesja cfare me sugjeroni per kete rast dhe a ndikon sporti ne kte problem pasi per shume vite jam mar me volejboll.Ju falenderoj
Answers ( 1 )
Pershendetje,
Nese keni dhimbje gjuri dhe grafia nuk ka nxjerre ndonje problem, atehere nuk keni problem me kockat qe formojne kupen e gjurit. Por ju keni problem me indet e buta (ligamentet, menisqet, etj). Keto probleme i kap rezonanca magnetike e gjurit. Per mua, duhet ta beni qe te kuptoni pse ka zhurme kur ecni (eshte nga artriti apo ndonje problem tjeter?).
Per momentin do ju keshilloja te merrni glucosamine ne trajte suplementi (p.sh. e tipit Flexyforte) te perdoret nga goja. Dhe ne forme xheli per ferkim lokal (p.sh. Gel Arnica forte).
Gjithesesi mbetem perseri e mendimit te beni rezonancen magnetike te gjurit. Per kete flisni me mjekun rheumatolog si fillim.
Gjithe te mirat.
Ju falenderoj