Dhimbje te duarve dhe kembeve

Question

Pershendetje
jam 27 vjec prej shume kohesh kam dhimbje tek duart dhe kembet , krahet me mpihen shume gjate nates edhe kembet kam nje dhimbje te madhe perbrenda

kam dhimbje te shoines dhe tek pjesa e mesit si ndjesi shpimi se shojegoj dot

ju lutem cila mund te jet arsyeja per kte

Answer ( 1 )

    0
    2023-10-09T09:31:47+00:00

    Pershendetje,

    Duket si shtypje e nervave te shpines. Nje faktor mund te jete puna qe beni, me pesha apo ndoshta ju duhet te kryeni levizje te kraheve te shpeshta apo qendrime te gjata ne kembe.

    Nese nuk jeni shtatzane apo nese nuk planifikoni per shtatzani keto kohe, per mua, duhet te beni nje kontroll te ortopedi te shtylles e kurrizit. Nese do e shohe te arsyeshme, mund t’ju kehilloje te beni MRI (rezonance) te shtylles.

    Per momentin, ju duhen dhe analiza te gjakut te tilla si gjaku komplet me formule, analiza per anemi, dhe rheumatizem, vleresimin e funksionit te veshkave dhe melcise, vleresim per diabet dhe panelin yndyror, dhe nivelin e vitamines D e B12.

    Pastaj do te vendoset per terapine e duhur per gjendjen tuaj shendetsore.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer