Dhimbje pjesa abdominale

Question

Pershendetje,

Jam 25 Vjec , 178 cm, 79 kg.

Here pas here me perpara me jepte pjesa e djathte e barkut afer kerthizes  , nje ndjesi djegieje dhe nxehtesienqe zgjaste max 5 min, pa simptoma te tjera dhe zhdukej.

Ditet e fundit eshte shtuar si ndjesi.

Shoqeruar me zhurme ne bark, gazra , dhe dhimbje her pas here qe kalon nga ana e majte e bsrkut ne te djathten.

Ndonjehere ka e fryrje.

Ne momentin e jashteqitjes, sikur clirohem nga kjo ndjesi.

Me ndodh e pas buke , po ndonjhere e para.

Ndryshime ne jashqitje ose simptoma te tjera skam asgje.

Bera analiza gjaku , dhe te organeve , e me dolen ne norme, vetem ferritina pak e larte, e me tha mjeku i laboratorit qe mund te vi nga vaksina, e kam bere dozen e dyte para 2 muajsh. Bera eko abdominale , cdo gje ishte okay.

 

Cfare problemi mund te jete ?

 

Ju falenderoj

 

Answer ( 1 )

    0
    2021-12-07T18:44:00+00:00

    Pershendetje,

    Shenjat tuaja duken te lidhura me kolitin, apo me probleme gastrike. Ne fillim doja te kisha te gjithe pergjigjet e analizave te kryera deri tani duke perfshire ato te gjakut, urines, feces, dhe ekon e barkut.

    Per mua, ju duhet te beni nje eko abdominale esell ne mengjes, pa ngrene e pa pire ne menyre qe te perjashtojme problemet me temthin. Dhe te bisedoni me gastrohepatologun per te bere fibrogastroskopine per te perjashtuar gastritin apo probleme te tjera te stomakut.

    Dua te di nese keni bere analiza te feces per parazite e myk, pasi edhe keto probleme mund te japin shqetesimet qe ju ndjeni.

    Mund te me tregoni nese keni perdorur antibiotike se fundmi?

    Ne pritje te pergjigjeve e informacioneve te kerkuara si me lart.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer