Dhimbje ne kraharor dhe dridhje trupi

Question

Përshëndetje

Para 2 javesh me kapi një dridhje trupi rrahje të shpejta zemre dhe me merrshin mendte me vinte per te vjelle.

Kete ma beri vetem 3 here pastaj me ka dhene dhimbje ne kraharor. Kam bere te tera analizat dhe grafi dhe te doktori i zemres kam vajtur me thonë s’kam asgjë me dalin mir te tera

Kjo dhimbja ne kraharor me shqeteson shum me jep dhimbje te forta mbreme ne darke me rrihte dhe zemra shpejt dhe Kembet me rrine te ftohta.

Jam shume ne merak.

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-20T10:32:55+00:00

    Pershendetje,

    Shenjat tuaja me sugjerojne per probleme te stomakut  (gastrit, refluks gastroezofageal apo dhe ulcer). Meqenese ekzaminimet e zemres ju kane dale mire, atehere duhet te konsultoheni me mjekun gastrohepatolog e te beni nje fibrogastroskopi per ta vertetuar kete.

    Nga ana tjeter, duke mos ditur gjinine dhe moshen tuaj, do ju rekomandoja nje kontroll te tiroides (TSH/T3/T4 dhe eko te gjendres tiroie)

    Ne lidhje me shtimin e rrahjeve te shpejta te zemres, do ju keshilloja te diskutonit kete me mjekun kardiolog e nese duhet te beni monitorim te tyre me ane te Holter ritmit.

    Nderkohe, mundohuni te mos hani rende, hani shendetshem, pak e shpesh sidomos ne darke te cilen duhet ta hani 4-6 ore para se te flini.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    Select as best answer

Leave an answer