Dhimbje krahu dhe kembe vetem ne anen e djathte te trupit
Pershendetje ..ndjej dhimbje dhe ndjesi djegje ne dore dhe ne kemben e anes se djathe ..vite mpare kur kam ber skaner per mesin me ka rezultuar bulging discal dhe prolabim medial .dhe doktori me ka dhene disa qetsues e me ka rekomanduar te mos ngre pesha .por kjo gjendje vazhdon te me perseritet 2-3 her ne vit .Cfare me rekomandoni !???
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Diagnoza juaj tashme eshte e percaktuar: bulging discal dhe prolabim medial. Per fat te keq, kur ka te tilla probleme me disqet intervertebrale, levizje apo trauma te lehta do te shkaktojne dhimbje e mpirje si ne rastin tuaj.
Prandaj dhe ju kane keshilluar per te mos ngritur pesha dhe qetesues. Nese i ndiqni keto keshilla, atehere do te keni lehtesime. Per mua, duhet te keshilloheni me neurolog per te percaktuar ecurine e mjekimit tuaj, dhe nese do te mund te perfitoni nga ndonje lloj fizioterapie.
Gjithe te mirat.