Dhimbje koke te vetullat shoqeruar me te perziera

Question

Pershendetje Doktor,

Kam nje dhimbje koke tek vetullat, nuk kam te vjella por me perzihet. Nganjehere kam marrje mendsh. Nese ke mundesi me me  tregue se cfare mund te kem?

Nganjehere kam kriza te forta koke sa s’me ben pune as hapi nganjehere thjesht dhimbje te lehte.

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-06-06T11:19:20+00:00

    Pershendetje,

    Dhimbja e kokes ne pjesen e vetullave e shoqeruar me te perzjera e marrje mendsh, me sugjeron me probleme te shikimit. Ju rekomandoj te kontrolloni syte te mjeku okulist (per ndryshime te pamjes- visus, apo tensionit te syrit).

    Nese syri nuk ka probleme, atehere duhet te beni nje grafi te sinuseve per te perjashtuar problemet me sinuzitin kronik qe mund te shoqerohet me recidiva te here pas hershme.

    Vetem ne baze te ketyre ekzaminimeve mund te flasim per diagnozen dhe trajtimin e sakte.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer