Dhimbje koke, rendese e syve, dhimbje veshi kur jam shtrire
Përshëndetje Dr. Albana
Kam ndjere dhimbje koke, e cila më erdhi në mënyrë te papritur dhe pata si rëndesë në pjesën e syve. Menjëherë mata tensionin dhe e kisha normal. Kjo gjë kaloi vetë. Dua të theksoj se kam dhembje të veshit, por vetëm kur jam shtrirë ( në pozicionin në brinjë). Çfarë më rekomandoni ju?
Faleminderit!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Me vjen keq per shqetesimet tuaja.
Ne rastin tuaj do ju rekomandoja nje kontroll te mire te vesheve, fytit, sinuseve dhe te dhembeve ne menyre qe te perjashtojme problemet e tyre meqenese keni dhe dhembje koke me tension normal te gjakut. Ju duhet dhe nje kontroll i syve per te perjashtuar problemet me shikimin.
Nderkohe, perdorni nje paracetamol per dhimbjen, dhe Vertiplex per te lehtesuar shenjat e sindromes se labirintit dhe vazhdoni te kontrolloni tensionin e gjakut 2 here ne dite mengjes e darke duke i shenuar ne nje flete per t’i vleresuar nga mjeku juaj kurues.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.