Dhimbje koke marrje mendsh rendese
Pershendetje jam nje vajze 24 vjece kam dhimbje koke te vazhdushme marrje mendsh rendese te qepallave te syve .Dhimbja e kokes esht impulsive ,therese me qeteson shum pak nderkohe qe marramendaja shtohet .Ne fakt me shqeteson shum ne levizjet majtas djathtas dhe posht lart pothuajse e pamundur nuk duroj dot driten ne pergjithsi dhe zhurmat.Kam bere nje skaner koke ka dal normal sinozit jo infeksione veshi sipas mjekut orl jo ,kam bere nje vizite me nje mjek neurolog ai me tha dyshoj per migrene por asgje konkrete me dha nje mjekim dyjavor per te pare situaten nje Amitriptiline javen e pare nuk pata asnje lloj ndryshimi pastaj me qetesoi dhimbja e kokes po marramendja fare cfare me sugjeroni ju lutem
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Do te ishte mire te kishim pergjigjen e skanerit apo te analizave te tjera qe keni kryer.
Me keto qe thoni per mua duhet te kontrolloni edhe syte tuaj, sidomos tensionin e syve. Gjithashtu per moshen tuaj te re, eshte mire qe skaneri ka dale mire, megjithate duhet te mendojme per diagnozen e sakte.
Pervec syve, pozicionimi juaj gjate dites, sidomos pozicionimi i qafes apo shtylles se kurrizit ka ndikim ne dhimbjen qe ndjeni dhe marramendjen.
Nese ju duhet te qendroni pa levizuar apo ne nje pozicion te caktuar per kohe te gjate gjate dites, atehere kjo ndikon ne ngurtesimin e muskujve te shpines. Ky ngurtesim ju ben te ndjeni marramendje kur levizni qafen dhe koken.
Mund te aplikoni gel antalgesic te tipit Cetilar Oro Cream per te lehtesuar dhimbjet dhe ngurtesimin dhe rrjedhimisht marramendjen.
Nje arsye tjeter per moshen tuaj pervec migrenes, eshte edhe anemia. E mira te me dergonit pergjigjet e analizave qe t’i vleresoj te gjitha.
Duke ju uruar sherim te shpejte.
Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.