Dhimbje koke, marrje mendsh, rendese
Pershendetje
Jam 27 vjece. Prej vitesh vuaj nga dhimbja e vazhdueshme e kokes qe perseritet cdo muaj dhe zgjat 2,3, pergjithesisht para ose pas menstruacioneve. Dhimbja eshte temporale, e forte, pulsuese, ndonjehere e shoqeruar me te vjella dhe dobesi. Gjate episodeve nuk duroj dot driten dhe zhurmat, perkeqesohet ne pranine e diellit. Nuk qetesohet nese kalon faza e pare e dhimbjes pa qetsues. Perdor zakonisht oki task, ibuprofen koheve te fundit migretil.
Pervec kesa ajo qe me shqetson eshte nje gjendje jo e zakonshme me marrje mendsh dhe rendese ne koke qe ndjehet ne pjesen occipitale. Keto episode me marrje mendsh perseriten 1 ose 2 here ne vit dhe zgjasin disa dite. Nuk shoqerohet me humbje ekuilibri apo levizje te objekteve. Thjesht eshte nje rendese ne pjese e prapme te kokes, veshtiresi per te perqendruar syte apo per te kthyer koken majtas djathtas, poshte dhe lart. Shoqerohet me dhimbje koke te lehte frontale dhe temporale. Kur dhimbja e kokes qetsohet gjendja me marrje mendsh perkeqesohet. Episodi fillon pas ores 11 paradite deri ne 7 pasdite cdo dite ne te njejtat orare per aq sa zgjat.
Kam bere skaner te kokes ku specifikohen si normal te gjithe parametrat. Eko te tiroides ku evidentohet nje kist me madhesi jo shqetsuese. Analizat e tiroides ne norme.
Jam pak anemike.
Kam perdorur betahistine por nuk kam pare efekt te menjehershem edhe pse nuk kam marre mjekim te vazhdueshem vetem ne rast perseritje te episodit.
Kam nevoje per keshillen tuaj sepse eshte shume shqetsuese sidomos kur nuk arrij te punoj, te perqendrohem ne bisede, te udhetoj dhe me eshte kthyer ne makth mendimi se mund te me perseritet shpesh kjo gjendje!
Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per mua dhimbja juaj duket si migrene. Besoj edhe mjeku neurolog jua ka konfirmuar. Kjo shpjegon episodet e perseritura qe i ndjeni me shume para e pas (peri) menstruacioneve.
Per mua, duhet te ndiqeni ne dinamike nga afer me mjekun neurolog per te ndihmuar ne pakesimin e episodeve dhe qe te mos ndikojne ne cilesine e jetes se perditshme tuaj.
Per sa i perket rendeses, une do ju keshilloja te matnit tensionin e gjakut e te shenoni rezultatet per ti vleresuar me vone.
Gjithashtu do ju rekomandoja te benit nje vizite te mjeku okulist per te perjashtuar problemet me shikimin e nese do keni nevoje per syze apo mjekime te tjera.
Pervec analizave qe keni bere, doja te dija nivelet e vitamin D dhe elektroliteve, nese i keni kryer mund te m’i dergoni.
Ne pritje te pergjigjeve te siperkerkuara.