Dhimbje gjoksi
Pershendetje. Kam nje shqetesim: Kam nje dhimbje si djegese ne mes te krahrorit te gjoksit dhe nganjehere koll me kelbaz ( po me duket qe prej kanalit te dhimbjes ne gjoks deri ne fyt e kam te njejten ndjesi) e rralle here kolle te thate, temperatur nuk kam, ethe shume te vogla nganjehere po, me vetdije kontakt me ndonje te infektuar nuk kam pas edhe pse secilen here qe kam pas kontakt me njerez kam pas doreza dhe maske, jam shume i kujdesshem ne kete situate por nuk po e di keto shqtesimiet e mia a jane prej panikes apo çka. Punoje ne nje fabrike dhe shumicen e rasteve shtypjen e produktit e beje me gjoks, a mund te ndikoje kjo ne kete dhimbje qe e kam apo qka po me keshillon pasi qe nuk po dua me frkuentu mjek per arsye te gjendjes qe eshte..
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Duke marre parasysh punen qe benit duke shtypur produktin me gjoks, kjo konsiderohet si traume e herepashershme. Deri ne c’pike do kete demtuar kafazin e kraharorit, kjo vleresohet vetem nepermjet nje grafije te kraharorit (ant-post dhe lat).
Nga shqetesimet qe keni, kolle me pak gelbaze, kjo mund te tregoje per nje infeksion akut te rrugeve te siperme respiratore. Mund te perdorni nje qetesues bimor te kolles te tipit Syr. Obinox (3×1 luge gjelle pas buke).
Nje tjeter faktor mund te jete hiperaciditeti i stomakut (tipit reflux apo gastrit). Do ju rekomandoja vetem antacide te tipit Syr. Antacid Mixture 2 ore pas ushqimit nga 1 luge gjelle.
Nje antanalgjezik te tipit Paracetamol do ju ndihmonte ne qetesimin e dhimbjes.
Sherim te shpejte. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
Dr.Albana