Dhimbja e fytit

Question

Pershendetje dokor ka ni koh qe po vuaj nga dhimbja e fytit njeher dyshova per hiv po para disa ditesh e bera nje test te shpejt rapid test dul negativ. Fytin e kam te skuqur nee gjuh me kan dal si pika te kuqe duke lexuar ne google thoshte qe ato pika mund te behen edhe nga bakteri streptokoku gjithashtu edhe nga mononuklepza qka me propozon se nuk e di qka te bej faleminderit nese pergjigjeni

Answers ( 2 )

    0
    2020-07-18T14:35:20+00:00

    Pershendetje

    Nese keni mbi 1 muaj me dhimbje fyti dhe keni verejtur pikat te kuqe, per mua te beni testimin si per strep ashtu dhe per mononukleoze:

    – kulture fyti per koke dhe candida
    – EBV IGM/IGG

    Nese keni dhe fryerje barku dhe ndjenje thartire ne fyt, mund te dyshojme dhe per refluks gastroezofageal. Ne kete rast do ju nevojitet nje fibrogastroskopi per konfirmim diagnose.

    Beni gargare me uje te ngrohte e kripe. Mund te kerkoni te beni dhe nje tampon per COVID-19 nese keni patur kontakt me paciente ose te dyshuar per Covid.

    Gjithe te mirat.

    0
    2020-07-19T09:33:58+00:00

    Faleminderit shum doktoresh tani i pash te 2 pergjigjet pasi kisha menduar qe ende nuk keni kthyer pergjigje

Leave an answer