Answer ( 1 )

    1
    2024-02-22T10:35:57+00:00

    Pershendetje,

    Se pari ju pergezoj per shtatzanine, ju uroj ta keni te lehte deri ne fund.

    Eshte normale qe gruaja shtatzene te ndjehet e lodhur, apo edhe te kete dhimbje te tilla te duarve apo ndjesi mpirje. Jane disa faktore duke perfshire kerkesat e larta te bebit per kalcium, vitamina dhe elemente te tjera ushqyese qe i merr nga nena pasi do te rritet.

    Nderkohe, ju nuk arrini t’i plotesoni dot keto nevoja me ushqimet qe merrni. Prandaj ju duhen ekstra suplemente me magnesium si Magne B6. Gjithesesi, duhet te konsultoheni me gjinekologun tuaj per nje qasje me specifike.

    Nese do keni enjtje te duarve gjithashtu, atehere ju nevojiten analiza biokimike te pergjithshme per te pare funksionin e veshkave, melcise, temthit, uricemia, gjakun komplet dhe urine komplet per te perjashtuar problemet perkatese.

    Gjithesesi, mundohuni te komunikoni rregullisht me mjekun tuaj gjinekolog.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer