Dermatologjike-pucrra te kuqerremta ne kafe qe thahen
Ka mbi nje muaj qe ne lekuren time jane shfaqur disa pucra ta themi ne gjuhen popullore te cilat jane te kuqeremta dhe theksohen pas dushit e me pas fillojne dhe zbehen marrin ngjyren e trupot.Kane disi nje permiresim sese po perdor nje shampo por nuk zhduken plotesisht dhe nuk e di cfare mund te jene?
Si mund te veproj? Ju faleminderit.
Answers ( 5 )
Pershendetje,
Do ishte mire te me dergonit nje foto te qarte te ketyre pucrrave per t’i vleresuar me mire.
Per moshen tuaj, mund te jene shfaqje te mykut te lekures, megjithate nevojitet nje foto per t’i vleresuar dhe pergjigjet e ndonje analize qe mund te keni bere deri tani.
Ne pritje…
Pershendetje ju falenderoj
Pershendetje ju falenderoj per perkushtimin tuaj ne rradhe te pare doktoresha jeni shume e sjellshme! Tani une kam disa foto nuk e di nese arrijne te dallohen qarte dhe kam gjithashtu edhe nje analize gjaku qe kam kryer, analiza te tjera nuk kam mendova te kryeja dhe nje analize fece parazit ndoshta mos mi shkaktojne ato,kte ma rekomandoi nje farmaciste bashke me shampon qe me tha ta perdor Ketoz quhet por mendova te pyes sepse doja nje mendim me specifik nga ana juaj. Po ja u coj fotot njeher tek kjo adrese emaili sepse nga platforma nuk po i dergoj dot nuk mi pranon si skedar.Aktualisht me kte shampon kam nje permiresim te vogel ne fakt por nuk jane zhdukur plotesisht kam mbi 2 jave qe po e perdor. Ju faleminderit edhe njehere!
Pershendetje,
I pashe njollat kafe qe me kishit derguar me email. Me te vertete jane ndryshime mykotike te lekures. Vazhdoni te perdorni shampon Ketoz qe keni marre deri tani per te pakten 2 jave, e te shikohen rezultatet ne vijim.
Analizat e gjakut ishin ne rregull, nuk ka ndryshime, gje qe tregon qe problemet jane vetem te lekures.
Duke ju uruar sherim te shpejte.
Ju falenderoj! Pune te mbare!