Cfare mjekimi te marr per dhimbjen e rende te qafes?

Question
Pershendetje,
Kurrizi im eshte shtremberuar dhe atlasi i perkulur. Puna ime ka te beje me punimin e tokes sidomos ne rast permbytjesh. Shtremberimi me ka ardhur pas nje aksidenti kur nje ton me tulla me rane mbi shpatull.
Vetem me kiropraktikues kam bere vizite dhe per 1 jave jam sheruar.
Pastaj ne kohen e permbytjeve me eshte dashur te dal ne terren. Aty rreshqita dhe demtova serish kurrizin. Pas 2 ditesh, dhimbja e qafes me ka derrmuar dhe duart filluan te me dridhen.
Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2018-10-31T11:11:05+00:00

    Pershendetje,

    Pasi analizova te dhenat klinike tuajat, kam frike se mos keni thyer kockat e shtylles kurrizore. Nga kjo thyerje, mund te jene demtuar nervat qe kalojne aty duke shkaktuar ate dridhjen qe keni.

    Duhet te konsultoheni urgjentisht me ortopedin dhe neurologun. Duhet te kryeni testet e EMG, rezonance te shtylles kurrizore per te vleresuar demin.

    E vetmja keshille qe ju jap eshte te shkoni ne urgjence sa me shpejt te jete e mundur dhe te kryeni konsultat e keshilluara.

    Sherim te shpejte!

    Dr.Albana

    Select as best answer

Leave an answer