Cfare mjekimi duhet te mar? (Skuqje dhe kruarje penisit.)

Question

Pershendetje,

Jam 25 vjec. Kohet e fundit (3 muaj) me eshte shfaqur nje problem me penisin qe nuk e kam pasur kurre me pare.

Fillimisht mendova mos e kam nga bicikleta, me pas nga vapa por jo.

Kam nje lidhje prej 5 vitesh, por 8 muajt e fundit bashkjetojme bashke. Kam kruarje, skuqje dhe rrjepje te lekures here pas here.

Falemnderit!

Answers ( 2 )

    4
    2019-12-06T00:23:28+00:00

    Pershendetje

    NGA ajo qe me tregoni, duket sikur keni infeksion mykotik te organeve genitale. Dua te di ne jeni bere synet Apo Jo?
    Plus mund te me dergoni nje foto te pjeses me probleme per te vleresuar problemet dhe cfare specifikisht mund te keni nevoje.

    Per mua, edhe partnerja juaj mud te kete probleme me infeksione vaginale. Ka shume mundesi qe ajo te kete shtim te te bardhave (sekrecioneve vaginale). Nese po, bejini nje Analize :
    – urine komplet
    – Strisho vaginale

    Per te konfirmuar infeksion dhe ta mjekojme si duhet edhe ate edhe ju.

    Per momentin, juve ju keshilloj:
    – higjene maksimale
    – pas kontaktit seksual direkt Lani organin genital si ju ashtu dhe partnerja juaj
    – aplikoni kremin Clotrimazole mbi organin genital pasi ta Lani ne darke per 6 nete. Merrni kremin Clotrimazole vaginal qe ka aplikatore Nese do kryeni marredhenie seksuale, kremin Clotrimazole aplikoni pas marredhenies. Por me pare duhet ta Lani organin dhe ta Thani. Mos perdorni peshqir te ashper por te bute ose nape te paster qe duhet nderruar e late cdo here pasi e perdorni.

    Sherim te shpejte.

    0
    2023-02-04T19:13:02+00:00

    Pershendetje

    Mund te jete nje infeksion mykotik.

    Mbani higjenen personale te mire. Lyejeni organin genital me krem Clotrimazole ne darke para gjumit.

    Duhet qe edhe partnerja juaj seksuale te mjekohet njekohesisht.

    Te shkuara.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer