Cfare eshte nje vrime ne trup qe kullon?

Question

Pershendetje jam 18 vjeçare.Ka pothuajse 2 jave qe me eshte shfaqur nje vrime ne mes te vitheve e cila kullon nje lende me arome te keqe dhe ndonjehere edhe gjak.Jam e shqetesuar se qfare mund te jete nje gje e tille?

Answer ( 1 )

    0
    2019-01-29T09:17:55+00:00

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj.

    Nga pershkrimi duket se kemi te bejme me Cist pilonidal apo abses pilonidal. Keto formohen nga grumbullime te mbeturinave te lekures, qimeve ne nje xhep jo normal ne zonen midis vitheve si ne rastin tuaj. Faktore risku jane qendrimet e gjata ulur si ne rastin e punes se gjate ne kompjuter apo ngarja e makines; mbipesha, higjene jo e mire e zones; dalja jo e rregullt e qimeve ne ate zone.

    Si mjekim, ne pergjithsi ne rekomandojme pastrimin e vendit nga ana e kirurgut. Ai do ta mpije vendin, dhe do ta patroje. Ka xhepa te dukshem ne siperfaqe, por ka dhe xhepa ne thellesi te cilat duhen pastruar mire. Ne varesi te gjendjes, do te gjykoje nese do ta lere ndonje dren per kullimin e plages ose do te lere deri ne mbylljen pa lene dren kullues.

    Prandaj, per mua, te konsultoheni me nje kirurg qe ta vleresoje gjendjen.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do te keni ndonje pyetje tjeter.

    Sherim te shpejte.

    Dr.Albana

     

Leave an answer