Candida Pozitive ne strisho vaginale
Pershendetje
Pas Analizes se Strisho Vaginale ku Candida doli pozitive, kam bere AF Genital dhe pergjigjia eshte Candida Albicans pozitive dhe Staphyloccus spp.(saprophyticus) pozitive.
Aktualisht po perdor tableta Fungus dhe Canesten krem vaginal. Jam 28 vjece dhe nuk jam shtatezene.
A mendoni qe eshte mjekimi i duhur apo kam nevoje per mjekim tjeter, cfare do me sugjeroni?
Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Nga pergjigja e analizave duket qe me teper keni probleme me Candida albicans (pra me mykun). Ai po trajtohet korrektesisht me Fungus (Fluconazole) dhe canesten (clotrimazole) vaginal cream.
Ama kohezgjatja ben diferencen per te ndihmuar ne zhdukjen e infeksionit dhe zgjatjen e kohes se nje rishfaqje te re.
Duhet te kini parasysh se Candida dhe Staphilococcus saprophyticus jane pjese normale e flores gastrointestinale, urethrale, cervix uteri, rectum. Pra infektimi me staphilococcus saprophyticus behet nepermjet kontaktit te lekures se infektuar.
Megjithate ai eshte pjese e flores normale te kafshe te tilla si derra, dhe mund te transmetohet nepermjet perdorimit te mishit te ketyre kafsheve nese nuk perpunohen mire.
Candida eshte gjithashtu pjese normale e flores bakteriale e cila mund te behet problem nese ka nje mbingarkese me kete lloj myku. Kjo mund te ndodhe per shkaqe te ndryshme duke perfshire imunitet te dobet apo prishje e balances se flores normale nga perdorimi i antibiotikeve.
Mjekimi do pak kohe te vihet re ndryshimi. Nderkohe per mua duhe te shtoni probiotike te tipit te Lamec do ndihmonte te rivendosni keto balanca.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.