Bakterie ne urine

Question

Pershendetje,

Kam kryer analizen e urines komplet dhe ka dale leukocite 8-10, bakterie pozitiv+. Ka dicka per te cilen duhet te shqetesohem apo te marr ndonje medikament?

Answer ( 1 )

    0
    2021-12-07T18:50:29+00:00

    Pershendetje,

    Me pare duhet te di ne jeni mashkull apo femer?

    Nese jeni mashkull, a jeni bere synet?

    Cila eshte mosha juaj?

    Analiza e urines tregon per nje infeksion te lehte urinar. Nese nuk keni perdorur ndonje antibiotik se fundmi, ju rekomandoj te kryeni analizen e urokultures per te percaktuar shkakun e infeksionit dhe antibiotikun me te pershtatshem per te perdorur.

    Per momentin do ju keshilloja te perdornit caj uva-ursi dhe Cranbiotix 2 here ne dite nga 1 capsule te shoqeruar me 1 gote te madhe uje.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer