B12 dhe MPV e larte pas marrjes se suplementeve

Question

Pershendetje, bera analizen e gjakut dhe MPV me doli 9.14 .Prej 3 muajsh kam marre suplemente B12 dhe vlera me doli 2000 .A ndikon B12 ne rritjen e MPV ,vlerat e tjera kane dale normale.Para se te merrja B12 ,MPV ishte gjithashtu normale.
Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2024-10-21T10:36:09+00:00

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj.

    Ne fakt, ekziston nje lidhje midis vitamines B12 e MPV (mean platelet volume), sa i larte niveli i MPV, aq me e ulet vlera e B12. Nuk kane ndikim te drejtperdrejte te njera tjetra, por niveli i B12 ndikon ne formimin e rruazave te gjakut duke perfshire dhe trombocitet.

    Megjithate vlera prej 9.4 e MPV duket brenda intervalit te normes (7.5-11.5), megjithese laboratore te ndryshem perdorin njesi matese te ndryshme sipas kiteve qe ato kane perdorur. Prandaj me duhet i plote rezultati i analizave per t’i vleresuar vete.

    Per sa i perket vlerave te vitamines B12 prej 2000, vertet qe eshte shume e larte, e kjo vjen si rezultat i marrjes se suplementeve me baze vitamin B12. Trupi do kohe te pastroje veten nga keto vlera deri ne normalizim mjafton qe ju te mos vazhdoni te perdorni vitamin B12 si suplement. Per kete duhet te flisni me mjekun tuaj hematolog qe jua ka pershkruar.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjeve tuaja. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer