Aknet
Pershendetje jam nje vajze 20 vjece.Me pare kisha probleme me menstruacionet me vini shume dhe nje gjinekolog me rekomandoi DIKIROGEN gjithashtu ky me pastroi shume fytyren nga aknet.A mund ta perdor serisht kete edhe pse nuk kam probleme me menstruacionet por vuaj nga aknet nuk me jep efekt asnje medikament tjeter ? Theksoj qe nuk kam qene kurr aktive seksualisht. Faleminderitt
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Preparati qe ju keni marre ka rregulluar crregullimet hormonale dhe ciklin tuaj menstrual. Nese nivelet e hormoneve seksuale jane rregulluar, kjo ka sjelle automatikisht pastrim te akneve.
Nga perberesit e ketij preparati, asnje nuk ndikon ne pastrimin e akneve, por ne rregullimin e balancit hormonal.
Per mua, duhet ta perdorni sipas keshilles se gjinekologut tuaj, pasi nuk duam te shkaktojme crregullime te tjera hormonale, dhe si rrjedhoje crregullime te tjera te ciklit.
Prandaj, nuk mendoj qe duhet ta vazhdoni per te pastruar aknet. Ne fakt, do ju rekomandoja pastrim te fytyres ne menyre te rregullt.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.