Aknet e acaruara

Question

Pershendetje,

Ju lutem me ndihmoni. Isha 13 vjec kur fillova te kisha purrca ne fytyre.

Sot jam 16 vjec dhe pucrrat vetem po shtohen sa me shume po me mbushet fytyra plot. Kam lexuar gjithcka ne internet. Kam perdorur AloeVera uje rosmarine uje orizi uje me kripe akull gjithashtu edhe sudo krem nga farmacia po serisht asnje rezultat.

Ndihem shume keq per kete sepse po shtohen cdo dite e me shume ju lutem me jepni nje zgjidhje

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-07-10T19:12:09+00:00

    Pershendetje,

    Nga foto, duken akne te acaruara. Pra jane ne faze inflamatore (skuqje) dhe shfaqje te pikave te zeza.

    Ne keto raste, duhet:

    • te mbani higjene te mire te fytyres : lajeni me uje te ngrohte e sapun anti akne Hemani cdo darke
    • shpelajeni me uje te ngrohte ne fillim pastaj me uje te ftohte
    • thajeni me nje nape apo peshqir te bute (jo te ashper)
    • aplikoni krem Erythromycin gel lokalisht duke e perhapur mire
    • lereni te thahet
    • pastaj vendosni krem Dermafil duke e perhapur mire gjithashtu

    Bejeni per 1 jave. Pas 1 jave qe i keni zbatuar me perpikmeri te gjitha, mund te me dergoni nje foto se si do kene ndryshuar. Nderkohe kufizoni marrjen e ushqimeve me shume kalori, me shume yndyrna, cokollates, etj qe te evitoni acarimin e akneve.

    Shpresoj te kete sukses si kane patur dhe pacientet e mi.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer