A shkakton Oxybutynin kruarje te vagines?

Question
Pershendetje,
Aktualisht jam nen mjekim me oxybutynin ER 10 mg. Jam 70 vjec femer.
Per momentin kam keto shenja:
– kruarje ekstreme ne zonen e vagines
– djegie ne urinim per te cilen jam e sigurt qe eshte nga kruarja
Mendoj qe mund te jete nga mjekimi me Oxybutynin. A eshte efekt anesor i saj?
Une marr dhe ilace te tjera: lisinopril, metformin, famitidine, zetia, rosuvastatin dhe victoza.
E vleresoj shume mendimin tuaj dhe nese me jepni nje pergjigje nese jane keto ilace qe me japin kete lloj kruarje dhe djegie. Cfare mund te bej per ta ndaluar ate?
Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2018-10-31T10:57:28+00:00

    Pershendetje,

    Jo, oxybutynina nuk ju ka shkaktuar kruarje te vagines. Ne fakt, oxybutynin do t’ju ndihmoje te frenoje urinimin e shpeshte (vezika urinare e irrituar).

    Shkaku eshte dicka tjeter. Une po analizoja ilacet qe merrni dhe vura re se mjekoheni me hipoglicemiante orale si metformin, dhe victoza per te trajtuar diabetin. Ketu ndalemi pasi diabeti shpeshhere shkakton probleme te tilla si kruarje vaginale si ne rastin tuaj.

    Myku i vagines eshte nje infeksion i shpeshte te pacientet diabetike. Duhet me e perjashtu me ane te nje analize te thjeshte laboratorike sic eshte strisho vaginale.

    Nderkohe ju keshilloj te shtoni sasine e ujit qe konsumoni cdo dite. Merrni caj trendafili dhe thane per te stabilizuar pH e urines.
    Merrni probiotike nga goja dhe perdorini lokalisht ne vagine per te stabilizuar floren bakteriale aty.

    Diskutojeni kete me mjekun tuaj kurues.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Sherim te shpejte!

    Dr.Albana

    Select as best answer

Leave an answer