A mund te pi medikamentin nena me gji Alrinast 5 mg per alergjine?

Question
  1. Pershendetje.ham nje nene e re dhe kam disa dite me alergji.kam marre medikamentin alrinast 5 mg.por ne fletepalosje I thuhet  qe smund ta marrin nenat ne gji.ju lutem me jepni nje pergjigje .A mund ta merre kete medikament?

Answers ( 2 )

    0
    2020-04-15T07:17:52+00:00

    Pershendetje,

    Me duhet te di cfare moshe e keni femijen ne gji?
    Ne pergjithsi ne themi te mos perdorin asgje pasi mund te kete efekte te femija.

    Megjithate ne duhet te vleresojme gjendjen tuaj shendetsore:
    – cfare shenjash keni qe ju ben te mendoni per alergji?
    – kur ju kane filluar?
    – ju ka ndodhur ndonje here tjeter?
    – nese jo, cfare ka ndodhur tani qe ju ka bere alergji: produkt kozmetik? sapun duarsh? detergjent? apo ndonje irritues tjeter?

    Ne pritje te informacioneve te kerkuara.
    Dr.Albana

    0
    2020-04-15T09:26:30+00:00

    Pershendetje,

    Sapo me erdhi email juaj si me poshte:

    Pershendetje Dr Albana.
    Ky eshte viti i dyte qe e kam kete problem.Mendoj alergji sepse kam krruajte te syve irritim te fytit .teshtima here pas here hunde te bllokuara dhe me sekrecione .vajzen e kam 7 muajshe

    Mund ta perdorni Alrinast po jo me shume se 5 dite, dhe vereni cfare ndryshimesh mund te ndodhin te femija juaj.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer