A ka mjekim tjeter per Bursitin e rende pervec kortizonikeve?

Question
Pershendetje,
Jam diagnostikuar me Bursit forma e rende ne gallgane. Dhimbje e padurueshme qe me le pa gjume. Cdo 3 muaj kam bere injeksion me kortizonike dhe kane funksionuar.
A ka ndonje alternative tjeter? Kam frike se do vije nje kohe kur injeksionet nuk do funksionojne.
Dhimbja eshte shume e madhe.
Para 3 vitesh kam patur fuzion te shtylles kurrizore. Kur acarohet bursitis edhe dhimbja e shpines rendohet.
Me ndihmoni ju lutem.
Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2018-11-01T11:59:45+00:00

    Pershendetje,

    Per informacionin tuaj, me bursit kuptojme inflamimin e burses e cila eshte qese me uje qe rrethon artikulacionin e kofshes (gangalles). Injeksionet me steroid do te ndihmojne te ulin kete skuqje (inflamim).

    Megjithate kjo nuk mjafton. Ju keshilloj si me poshte:

    • mundohuni te mos e levizni kycin e kellkut (gangalles)
    • e ruani nga traumat apo demtimet e ndryshme
    • perkuluni ne gjunje kur doni te ngriheni; kjo do lehtesoje peshen mbi legen
    • kur punoni, beni pushim here pas here
    • mbani nje peshe te shendetshme per te evituar peshen ekstra mbi legen
    • perpara se te kryeni nje aktivitet fizik, me pare filloni me disa ushtrime te lehta nxehese
    • beni ushtrime te rregulta te artikulacionit te legenit sipas keshilles se fizioterapeutit
    • ne disa raste, mund te perdoren disa aparate ndihmese te cilat do te lehtesojne dhimbjen dhe trysnine mbi legen. Pyesni ortopedin tuaj nese ju nevojitet dhe ju nje.
    • duhen perjashtuar rastet me infeksion te bursitis, ku antibiotiket jane kryesoret ne trajtimin e tyre.

    Nese edhe pasi do ndiqni keto keshilla, perseri nuk do sheroheni, atehere nderhyrja kirurgjikale eshte e vetmja alternative. Diskutoni kete me mjekun tuaj ortoped.

    Shpresoj tu jep pergjigjur pyetjes suaj. Mos hezitoni te me shkruani serish nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    Dr.Albana

    Select as best answer

Leave an answer