A jam helmuar apo kam dicka tjeter ?
pershendejtje jam nje vajze 24 vjece dhe doja te dija ne qoftese jam helmuar apo ka dicka tjeter …para 3 ditesh porosita ushqim nga kfc ,te nesermen n dark volla pastaj me filloi dhimbja e stomakut ,djareja dhe temperatura kam pir shum uje kam pir uj me krip me limon ,morra dhe ne farmaci dy ilace qe treten n uje Rizolyte dhe Yovita plus….me jepni nje mendim ju lutem
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ne pergjithsi helmimi nga ushqimi jepet brenda 2 ore qe ke konsumuar ushqim dhe jo pas 24 ore, e aq me teper me temperature.
Per mua, do te keni ndonje infeksion te zorreve. Medikamentet qe keni marre do ndihmojne per te zevendesuar lengjet e humbura me diarrhea (Rizolyte) kurse Yovita do ndihmoje ne vendosjen e flores normale te zorreve.
Do ju rekomandoja:
– te monitoroni temperaturen, dhe te perdorni paracetamol ne rast se rezulton e larte
– shikoni nese keni probleme te tjera si kolle apo veshtiresi ne frymemarrje
– merrni tasectan capsula cdo 6 ore per diarrhene
Nese do vazhdoje diarreja, atehere duhet te konsultoheni me mjekun tuaj, e te filloni mjekim me barna per te cilat ju nevojitet recete e mjekut (e tipit Metronidazole 500 mg).
Sherim te shpejte. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.