A eshte normale gjakderdhja e lehte pas ciklit kur kam konsumuar 1 pilule emergjence?
Question
Pershendetje!
Para 12 ditesh me mbaroi cikli menstrual.
Nderkohe para 7 ditesh mora 1 pilule emergjence .
Tani kam gjakderdhje te lehte .
A eshte normale apo duhet te bej 1 vizite tek gjinekologu?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Marrja e një pilulë emergjente para 7 ditësh e shoqeruar me nje gjakderdhja te lehtë që po përjetoni tani mund të jetë një efekt i zakonshëm i kësaj pilule.
Pilula emergjente përmban hormone që ndikojnë në ciklin menstrual dhe mund të shkaktojnë ndryshime të dobëta, duke përfshirë edhe gjakderdhje të lehta.
Është e rëndësishme të konsideroni se efektet e pilulës emergjente mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin megjithate duhet pranuar gjakrrjedhja e lehte si efekt i saj.
Nese kjo gjakrrjedhje do te vazhdoje, do ju rekomandoja te konsultoheshit me nje mjek gjinekolog per te vleresuar traktin urogjenital.
Gjithe te mirat.