Answers ( 3 )

    0
    2024-02-20T19:11:39+00:00

    Pershendetje,

    Vazhdoni me pyetjen qe keni ju per mjekun, detajet e problemit tuaj shendetsor dhe cfare pyetjesh keni ne lidhje me problemet tuaja shendetsore.

    Ne pritje…

    0
    2024-03-09T00:22:16+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje?
    Jam 24 vjece dhe para 5 javeve pata nje abort te padeshiruar?
    Sot pata dy pika gjaku ( .. )- si Keto ne kllapa.

    Cfar mund te jene?
    kur vijne periodat e para?

    A ekziston mundesia e shtatzanis se faheht?

    Ne kuptimin qe nuk duket as ne eko?

    Theksoj qe kam qene 7 jave e 5 dite kur kam abortuar dhe kam pashe gjakderdhje 1 jave.

    A me doni qe duhet te bej nje eko tjt per te shikuar nese jam pastruar komplet pasi ne vendin ku jetoj une nuk bejne eko dhe mjeket thone nuk eshte e nevojshme?

    Kur mendòni qe eshte koha ideale per nje shtatzani tjt?

    kam pasur ca dhimbje ne fund fund barku( dhimbje konstante ne nje vend) ashtu sic i kisha gjat shtatzanise?
    Pse ndodh kjo?

    Shume falemindertiiit per kohen tuaj?

    Ne pritje te pergjigjes tuaj😍

    0
    2024-03-16T20:14:30+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq te degjoj per abortin spontan qe keni kaluar. Ne pergjithsi nuk ka nevoje per pastrim nese keni qene ne javen e 7 te shtatzanise, pasi fetusi eshte shume shume i vogel dhe ka dale si cope gjaku kur keni patur hemoragjine qe ju zgjati 7 dite.

    Per merakun tuaj mund te beni nje rikontroll gjinekologjik dhe me eko pas 1 muaji pas abortit.

    Per sa i perket periodave pas abortit, zakonisht vijne pas 21 – 28 dite pas abortit, por ka gra qe u vijne edhe me vone. Kjo pasi aborti njihet si gjendje lindje nga trupi, i cili ben reagimin e vet me ndryshimet hormonale duke u reflektuar te periodat.

    Dhimbja qe keni ne fund te barkut eshte prej kontraksioneve (tkurrjeve) te mitres. Te tilla kontraksione kane qene edhe para abortit si kembane alarmi qe dicka nuk po shkon mire. Te pakten ta keni parasysh per heren tjeter.

    Koha ideale per te ngelur shtatzane pas abortit eshte pas 40 diteve (te lehonise) apo pas 2 muaj pas abortit.

    Megjithate, grate mund te ngelin shtatzane qe ne diten e 10 pas shtatzanise. E mira eshte te prisni te pakten 40 dite qe mitra te veterregullohet per te pritur fetusin e ri.

    Ne rastin tuaj, duhet te gjejme shkakun e abortit:

    • infeksioni?
    • ngritja e peshave te renda?
    • stres/mbingarkese/tejlodhje?
    • probleme me gjakun (sidomos me mpiksjen e gjakut apo anemite e lindura te nenes)?
    • probleme lokale te mitres dhe organeve genitale?

    E kuptoj qe praktika e mjekeve kolege jashte Shqiperise eshte te fillojne testimet vetem pasi gruaja aborton deri ne 5 here pasi quhen normale.

    Ama, ne si popull jemi pak me te ndjeshem ne kete situate dhe duke patur parasysh perkatesine etnike, ne i fillojme testimet qe ne abortin e pare.

    Praktika ime personale me paciente si ju jashte vendit, eshte qe pas keshillimeve e kembenguljes nga ana jone dhe pacientes, ne fund te dites kane rezultuar anemi te lindura apo probleme me mpiksjen e gjakut qe ne shumicen e rasteve kane cuar ne aborte spontane te pacienteve.

    Pas mjekimeve dhe kujdesit te duhur, pacientet kane ngelur serish shtatzane dhe kane gezuar femijet e tyre.

    Jua rekomandoj t’i diskutoni me gjinekologun tuaj aty qofte edhe privatisht.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.

    Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

     

Leave an answer