.
Question
.
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj. Me poshte, po ju shpjegoj ne hollesi per infeksionet nga stafilokoku aureus dhe streptokoku agalaktie qe jeni duke perjetuar:
Infeksionet stafilokoksike shkaktohen nga bakteriet Staphylococcus aureus, te cilat mund te jetoje ne trupin e njeriut per nje kohe te gjate pa shkaktuar asnje lloj demi. Normalisht ato gjenden ne hunde, lekure, apo dhe ne traktin tretes.
Ne disa raste, keto bakterie mund te vine ne kontakt me nje plage apo demtime te tjera te lekures duke shkaktuar infektimin e tyre.
Perhapja e ketij bakteri behet nepermjet kontaktit te drejtperdrejte (nga lekura ne lekure) ose duke prekur objekte dhe materiale te tjera te infektuara me pare me kete bakter.
Per sa i perket Streptococcus agalactiae (grupi B), edhe ky lloj bakteri zakonisht gjendet ne traktin e tretjes dhe ne pjesen genitale te njeriut si flore normale pa shkaktuar probleme shendetsore.
Ne disa raste, sidomos ne paciente me sistem imunitar te dobesuar, ky bakter mund te shkaktoje infeksione me shenjat karakteristike te djegies se urines, apo urinim te shpeshte. Rralle infeksionet mund te jene serioze.
Mjekimi ne te dy rastet behet me antibiotike sipas antibiogrames. Kjo pasi ekziston mundesi e madhe per te krijuar rezistence ndaj antibiotikeve dhe eshte e veshtire te perzgjidhet antibiotiku i duhur.
Mjekimi eshte i zgjatur ne kohe e do durim pasi kerkon rikontrolle te perseritura.
Gjithashtu duhen kontrolle dhe mjekime perkatese edhe per partneren tuaj (nese keni vetem nje).
Nuk jane semundje seksualisht te transmetueshme, por rreziku per infektimin e partnerit tjeter rritet kur nje partner ka infeksion te lekures apo infeksione urogenitale me keto baktere.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni shqetesime te tjera.
Duke ju urua sherim te shpejte.