Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Menaxhimi i infeksioneve urinare te riperseritura

Infeksionet e rrugeve urinare jane infeksione qe prekin aparatin urinar. Infeksioni mund te shfaqet fillimisht ne ureter ose ne fshikezen urinare. Nese mikrobi shkaktar i infeksionit perhapet duke u ngjitur nga fshikeza e urines ose ureteri ne drejtim te veshkes, behet fjale per infeksion ngjites.
Pjesa me e madhe e infeksioneve te rrugeve urinare shkaktohen nga bakteri E. Koli, qe gjendet ne zorre, por pergjegjese per infeksionin mund te jene edhe mikrobe te tjera si bakterie, viruse ose kerpudha.

Disa nga keto mikrobe, si bakteriet sekretojne nje enzime, qe e ben urinen me pak acide. Mjedisi me pak acid eshte teper i favorshem per bakteriet, per pasoje ato shumohen shume aty. Gjithashtu, urina alkaline(pak acide) favorizone shume edhe formimin e gureve.

Menyra se si mund te zhvillohen infeksionet urinare:

  1. Diabeti melitus(sheqeri i larte ne gjak).
  2. Crregullime te tjera urinare, si guret ne veshka, ngushtime ose pengesa nga inflamacioni i rrugeve urinare.
  3. Egzaminimet e aparatit urinar me anen e instrumentave mjekësore (ECHO te ndryshe, futja e katetereve).
  4. Dobesimi i imunitetit.
  5. Sasia e pamjaftueshme e lengjeve te marra gjate dites, dhe per pasoje volumi i paket i urines qe eleminohet kontribuon ne shumimin e mikrobeve ne rruget urinare.
  6. Marredheniet seksuale .
  7. Karakteristike per meshkujt eshte zmadhimi i prostates dhe ngushtimi i prepuciumit (fimosis).
  8. Shtatzania.

Perse ndodh qe disa femra mund te rishfaqin simptoma te infeksioneve urinare pas trajtimit te tij?

Me siper thame qe infeksionet urinare zakonisht shkaktohen nga Escherichia coli, nje bakter qe jeton ne zorre.
Nese E. coli, per mungese higjene ose arsye tjeter kalon nga rektumi(zona anale) drejt e ne vagine, ato mund te hyjne me pas ne te gjithe sistemin urinar dhe te shkaktojne infeksion.

Faktoret e rrezikut per keto lloj infeksionesh ndryshojne me moshen.
Para menopauzes, faktore rreziku jane marredheniet seksuale, mendohet se rrit numrin e baktereve ne fshikez dhe shume eksperte keshillojne femrat te urinojne pas mardhenieve per te shpelare rruget urinare.

Pas menopauzes, disa ndryshime fizike ndihmojne ne krijimin e kushteve per infeksione urinare. Numri i laktobacileve(mikrobeve te mira) ne vagine bie natyrshem. Fshikeza gjithashtu tkurret me pak se dikur, duke e bere me te veshtire zbrazjen e plote te saj.

Menaxhimi i rasteve me infeksione urinare te riperseritura!

Per te arritur sherimin e plote te pacienteve nga infeksionet urinare dhe per te parandaluar riperseritjen e tyre eshte shume e rendesishme edukimi i tyre. Kjo arrihet duke filluar nga:

  1. Per femrat qe jane seksualisht aktive eshte e rendesishme zbrazja e fshikezes se urines pas mardhenieve intime.
  2. Te shmangen ato produkte larese apo edhe kremra qe jane irritues per zonen intime.
  3. Te mangen veshjet e ngushta.
  4. Te behet kujdes me dushet vaginale.
  5. Te behet kujdes me metodat qe perdoren per te parandaluar shtatzanite e padeshiruara.

1. Keshilla te pergjithshme.

Pacientet duhet te keshillohen te pine shume lengje (2-3 litra ne dite) dhe te urinojne shpesh per te ndihmuar ne largimin e baktereve nga fshikeza e urines. Mbajtja e urines per nje kohe te gjate lejon qe bakteret te shumohen brenda traktit urinar, duke dhene nje inflamacion te vezikes urinare.

Kujdesi per higjenen e zones genitale dhe anale eshte shume i rendesishem, pasi e kemi thene me siper qe E.coli eshte nje mikrobi qe rritet ne zonen anale dhe mbajtia paster e saj parandalon mundesine e riinfektimit. Pastrimi i zones intime behet nga pjesa vaginale drejt asaj anale dhe asnjehere e kunderta.
Po ashtu duhet te kihet kujdes me perdorimin e tamponeve vaginal, spermicideve apo diafragmave,te cilat mund te irritojne vaginen dhe uretren dhe te lehtesojne hyrjen dhe kolonizimin e baktereve brenda traktit urinar.

Alergenet e lekures qe futen ne zonen gjenitale, te tilla si dushet vaginale, vajrat gjate dushit, kremrat dhe locionet vaginale ose sapunet te shmangen me mire pasi mund te ndryshojne floren vaginale dhe ne fund te rishfaqin nje infeksion urinar.

2. Trajtimi i infeksioneve me antibiotike!

Per te arritur crrenjosjen e mikrobit dhe sherimin e plote nga infeksioni, prej te ciles pacienti vuan, eshte shume e rendesishme te perdoren antibiotiket ne ato raste kur mikrobi eshte bakter, antiviral kur mikrobi eshte virus dhe antifungeal kur mikrobi eshte nje kerpudhe.

Ne menyre qe nje antibiotik te jete efikas duhet me patjeter qe me pare te jete bere analiza e urokultures dhe te jete identifikuar bakteri pergjegjes.
Duhet te kemi parasysh kontrrollin e dozes per pacientet me insuficience renale dhe ne rastin e faktoreve te tjere si: mosha, koha e shtatzenise ose gjidhenies, infeksionet fillestare ose te perseritura, pacientet e shtruar ne spital, diabeti melitus, semundje te melçise, imuniteti dhe nivelet e hidratimit.
Ampicilina, amoksicilina dhe sulfonamidet nuk jane me barnat e zgjedhura per trajtimin e infeksionit urinar sepse eshte pare te jete shfaqur nje rezistence ndaj tyre.
Amoxicillin + Acidi klavulanik mbetet efektiv persa i perket ndjeshmerise bakteriale.
Penicilina dhe cefalosporinat konsiderohen si barma te sigurta gjate shtatzenise. Ne pjesen me te madhe te rasteve rruga me e zakonshme e dhenjes se medikamenteve eshte nga goja(orale).

Fluorokinolonet parandalojne riinfeksionet e traktit urinar duke frenuar shkallen e rikuperimit te mikrobeve (veçanerisht E. coli) ne zonen anale, ndersa nitrofurantoina luan rolin e saj ne trajtimin e infeksioneve rekruente duke sterilizuar urinen dhe duke penguar lidhjen bakteriale.

Trajtimet e ndryshme te profilaksise(parandalimit) me antibiotike si profilaksia e vazhdueshme dhe profilaksia post-koitale(pas mardhenies seksuale) jane strategji te rendesishme menaxhimi ne parandalimin e riinfeksioneve urinare.
Vete-trajtimi i pacientit rekomandohet ne rastet me me shume se 2 episode te infeksioneve urinare ne vit, ndersa profilaksia e vazhdueshme antimikrobiale, profilaksia me doze te ulet ose profilaksia post-koitale konsiderohet pergjithesisht nese keni me shume se 3 episode te infeksionit ne vit.

!!! Per cdo rast duhet te kontaktoni me mjekun tuaj per informacione te metejshme ose mund te na shkruani ne faqen tone https://www.pyetmjekun.com.

3. Marrja e estrogjeneve

Perdorimi i estrogjeneve stimulon:

  • rritjen e laktobacileve ne epitelin vaginal
  • ul pH( rrit aciditetin e urines)
  • shmang kolonizimin vaginal nga mikrobet.

Pas menopauzes, nivelet e estrogjenit dhe numri i laktobacileve bien dhe kjo luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e bakteriurise dhe i ben grate pas menopauzes me te ndjeshme ndaj infeksioneve urinare.
Nuk duhet te merrni estrogjen ne farmaci pa rece nga mjeku sepse keto barna kane efekte anesore dhe duhen perdorur me shume kujdes.

4. Konsumi i cajit te boronices apo edhe tabletave te marra ne farmaci.

Boronica e kuqe ka treguar se redukton mundesine e shfaqjes se infeksioneve urinare pasi permban nje perberes te quajtur proantocianidine, e cila redukton kolonizimin vaginal te E. coli.
Edhe pse me heret, studimet kane treguar se konsumimi i cajit ose tabletave me permbajtie boronice(proantocianidine) mund te trajtoje infeksionet urinare, perfitimet prej tij nuk mund te na ndihmojne ne parandalimin e infeksioneve urinare.

5. Perdorimi i probiotikeve.

Probiotiket jane mikroorganizma te dobishem qe mund te mbrojne kunder infeksioneve urinare.
Llojet e laktobacileve jane probiotiket me te njohur dhe gjenden ne produktet e qumeshtit te fermentuar, kryesisht ne kos. Probiotike te tjere perfshijne Lactobacilli bifidobacteria, Streptococcus thermophiles dhe Enterococcus faecium.
Studimet rreth tyre treguan se lactobacilet mund te parandaloje infeksionet uropatogjene.

Kujdesi ne shtatzani!

Infeksionet e traktit urinar jane nje nderlikimi i shpeshte mjekesor ne shtatzeni.
Keto infeksione mund te jene faktore rreziku per lindje te parakohshme, pesha e ulet e foshnjes ne lindje dhe abortet e perseritura.

Ne shtatzeni, faktoret qe kontribuojne ne rrezikun e shfaqjes se infeksioneve te traktit urinar jane zgjerimi i legenit ureterik dhe renal, pH i rritur i urines(ulja e aciditetit te urines), zvogelimi i tonit te muskujve te uretereve.
Trajtimi i bakteriurise asimptomatike(mikrobe te pranishme ne urine,por qe nuk shfaqin shenja) ne shtatzeni redukton rrezikun e pyelonefritit(semundje e veshkave).

Meqenese infeksionet urinare jane te zakonshme ne shtatzeni, ato kane nevoje per trajtim profilaktik nese ndodhin. Ekzaminimi per bakteriuri rekomandohet te te gjitha grate shtatzena ne viziten e tyre te pare prenatale dhe me pas ne tremujorin e trete.
Me pas ato duhet te trajtohen me antibiotike(nese mikrobi eshte bakter) si nitrofurantoine ose cefaleksine.

REFERENCAT

https://www.ncbi.nlm.nih.gov

https://www.health.harvard.edu