Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Perse eshte e rendesishme monitorimi i panelit metabolik

Paneli metabolik eshte nje panel analizash qe perfshin tete matje te ndryshme. Keto matje japin informacion ne lidhje me perdorimin e energjise nga trupi juaj, proces i cili njihet edhe si metabolizem.
Per realizimin e kesaj analize kerkohet nje moster gjaku qe zakonisht merret nga nje vene ne krah.

Perse na sherben ne berja e analizes per kontrrollin e panelit metabolik?

Testi mund te perdoret per te vleresuar

  • Funksionin e veshkave
  • Nivelet e sheqerit ne gjak
  • Ekuilibrin acid-baze
  • Nivelet e lengjeve dhe elektroliteve
  • Metabolizmin

Kush jane arsyet perse kerkohet realizimi i analizes se kontrrollit te panelit metabolik?

Analiza e panelit metabolik perfshine tete matje te ndryshme dhe na ofron te dhena shume te rendesishme ne situata kur gjendja shendetesore nuk eshte shume e mire.

Ne varesi te qellimit perse mund te perdoret, analiza e panelit metabolik mund te na ndihmoje me:
1.Per qellime kerkimore(Screening)
Nje mjek mund te kerkoje berjen e kesaj analize si nje test baze kontrolli shendetesor per te zbuluar shqetesime/semundje te mundshme perpara se te shfaqen simptomat apo shenjat.

2.Per qellime diagnostike
Paneli metabolik ofron te dhena te rendesishme rreth funksionimit te organizmit, gje qe e ben ate te dobishme ne procesin e diagnostikimit te nje semundje.

3.Per qellim monitorimin e gjendjes shendetesore
Mjeku mund tju kerkoje realizimin e kesaj analize edhe pas sherimit nga semundja qe mund te keni, per te pare si po ecen procesi i sherimit.

Cfare mat analiza e kontrrollit te panelit metabolik?

Ne kontrrollin e panelit metabolik, si analize perfshihen keto matje:

  1. Glukoza
    (e njohur edhe si sheqeri ne gjak) eshte nje lloj sheqeri qe sherben si energji per trupin dhe trurin. Nivelet e larta te glukozes mund te jene nje tregues i problemeve metabolike si diabeti.
  2. Kalciumi
    eshte nje mineral shume thelbesor per kockat dhe muskujt e shendetshem. Kalciumi eshte gjithashtu shume i rendesishem per sistemin kardiovaskular(zemra dhe enet e gjakut) dhe nervor, keshtu qe trupi rregullon me kujdes nivelet e kalciumit ne gjak. Shumica e kalciumit vjen nga ushqimet dhe pijet qe konsumoni. Me pas absorbohet nga zorret dhe ruhet ne kockat tuaja.
  3. Natriumi
    eshte nje nga disa elektrolitet qe gjenden ne trup. Elektrolitet jane minerale qe luajne nje rol thelbesor ne ruajtjen e niveleve te duhura te lengjeve, funksionit te muskujve dhe nervave dhe ekuilibrit acid-baze. Veshkat ndihmojne ne kontrollin e niveleve te natriumit dhe burim i natriumit ne organizem jane ushqimet qe ne hame.
  4. Kaliumi
    eshte nje nga disa elektrolitet qe gjenden ne trup, qe po ashtu merret ne trup nga ushqimet qe ne konsumojme. Ai eshte i pranishem ne te gjithe trupin dhe eshte thelbesor per procese te ndryshme trupore.
  5. Bikarbonatet
    eshte nje elektrolit qe na ndihmon ne matjen e niveleve te dioksidit te karbonit (CO2) ne gjak. Testimi per bikarbonatet na ndihmon per te identifikuar ose monitoruar nje çekuiliber elektrolitik ose acid-baze (pH).
  6. Klori
    eshte nje elektrolit qe bashke-punon me kaliumin, natriumin dhe bikarbonatet per te rregulluar balancen e ujit, elektroliteve dhe acid-bazes ne trup.
  7. Urea
    eshte nje matje e sasise se azotit, nje produkt metabolik nga zberthimi i proteinave, eshte i pranishem ne gjak dhe eshte testuar per te vleresuar shendetin e veshkave.
  8. Kreatinina
    eshte nje produkt metabolik i krijuar nga shkaterrimi i proteinave dhe eshte nje tregues shume i mire i shendetit apo demtimit te veshkave.
TestiVlerat normaleQellimi
Glukoza70-99mg/dlTregon nivelin
e sheqerit ne gjak
Kalcium8.6-10.1mg/dlMineral
Natrium136–145mEq/LElektrolit
Kalium3.5–5.0mEq/LElektrolit
Bikarbonat23–30 mEq/LElektrolit
Klor98–106 mEq/LElektrolit
Urea8–20 mg/dLTregon per
funksionin e veshkave
KreatininaFemrat 0.5–1.1 mg/dL
Meshkujt 0.7–1.3 mg/dL
Tregon per
funksionin e veshkave

Ne cilat raste mund te behet analiza e kotrrollit te panelit metabolik?

Kontrrolli i panelit metabolik shpesh behet si pjese e nje kontrolli te rregullt shendetesor.
Ju gjithashtu mund ta kryeni kete analize ne momentin qe jeni:

  • Ne urgjence
  • Duke u monitoruar per semundje kronike, te tilla si tensioni i larte i gjakut ose semundje te veshkave
  • Pasi keni kaluar situata te renda si diarre dhe te vjella
  • Vuani nga dobesia dhe lodhja e pashpjegueshme

Perpara berjes se analizes ju nuk duhet te keni konsumuar ushqim apo pije te tjera vec ujit, te pakten 8 ore me pare.
Por kjo nuk do te thote te mos merrni ilacet tuaja, ato merren rregullisht dhe informohet mjeku per kete gje. Per te gjitha pyetjet mund ti ndrejtoheni mjekut tuaj ose mund te na shkruani ne faqen tone https://www.pyetmjekun.com .

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://my.clevelandclinic.org

https://www.medicalnewstoday.com

https://www.webmd.com

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?