Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

PAROTITI(SHYTAT)

CFARE ESHTE PAROTITI(SHYTAT)?

Semundja e Shytave eshte nje semundje e shkaktuar nga nje mikrob (virus).Zakonisht ky virus prek gjendrat e peshtymes(salives) ne secilen ane te fytyres.
Keto gjendra qe preken nga virusi quhen gjendrat parotide dhe prodhojne peshtyme.
Gjendrat e fryra mund te jene te ndjeshme ose te dhimbshme.

Semundja infektive e shytave ne vendet e zhvilluara nuk shkakton nje numer te madh infektimesh si rrjedhoje e vaksinimit. Njerezit qe nuk jane te vaksinuar jane ne rrezik te larte per tu prekur nga infeksioni.
Personat e vaksinuar qe me vone infektohen nga shytat zakonisht kane simptoma me te lehta dhe me me pak komplikacione.

Nuk ka nje ilac specifik per shytat. Trajtimi eshte simptomatik ,qe do te thote synon te lehtesoj dhimbjen dhe shqetesimet. Semundja mund te perhapet ne saj te kontaktit te afert me personat e infektuar apo me sende apo objekte qe kane qene ne kontakt me keto te infektuar me pare. Vendet e mbipopulluara jane burime me te shpeshta te perhapjes se semundjes.

CILAT JANE SIMPTOMAT E PAROTITIT DHE KUR DUHET TE KONTAKTONI MJEKUN PER SEMUNDJEN?

Simptomat e parotitit:

Simptomat e shytave shfaqen rreth 2-3 jave pas ekspozimit ndaj virusit. Disa njerez mund te mos kene simptoma ose simptoma shume te lehta.

Simptomat e para mund te jene te ngjashme me simptomat e gripit si:

  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje muskulore
  • Humbje oreksi
  • Lodhje
  • Enjtja e gjendrave te peshtymes zakonisht fillon brenda pak ditesh

Simptomat e semundjes mund te perfshijne:

  • Enjtje te njeres ose te dy gjendrave te parotit ,ne te dyja anet e fytyres
  • Dhimbje ose ndjeshmeri rreth gjendres se inflamuar
  • Me rralle,por mund te ndodhi qe enjtja e gjendrave ne dyshemene e gojes.

Kur duhet te kontaktojme me mjekun :

Kontaktoni mjekun tuaj nese ju ose femija juaj shfaqni simptoma te shytave/parotiti.
Shytat perhapen shume lehte per rreth pese dite pas fillimit te enjtjes.
Per me teper ju duhet ta njoftoni mjekun apo kliniken ku do te paraqiteni para arritjes suaj sepse duhet te merren masa per te parandaluar perhapjen e semundjes tek te tjeret.
Semundje te tjera mund te kene simptoma te ngjashme, prandaj eshte e rendesishme qe te behet nje diagnoze e sakte dhe e shpejte.

Nese mendoni se femija juaj ka shytat, telefononi mjekun tuaj nese femija juaj zhvillon keto simptoma:

  • Ethe dhe temperature me te larte se 39 C
  • Probleme me oreksin.
  • Konfuzion mendor ose corientim
  • Dhimbje stomaku
  • Dhimbje dhe enjtje te testikujve.

Nderkohe ju duhet te:

  • Pushoni sa me shume.
  • Perdorni qetesues dhimbjesh qe mund te merren pa recete, te tilla si ibuprofen dhe acetaminophen (Tylenol, etj).
  • Perdorni nje pecete te ftohte ose te ngrohte mbi gjendrat e peshtymes te fryra.

CILAT JANE KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES?

Komplikacionet e shytave jane me te mundshme tek njerezit qe nuk jane te vaksinuar. Ato mund te ndodhin edhe nese nje person nuk ka gjendra ts peshtymes te fryra.

Komplikacionet ndodhin ne momentin qe virusi arrin ne inde te tjera ne trup.
Komplikacionet mund te perfshijne:

  • Testikuj te fryre.
    Ky nderlikim, i quajtur edhe orkit, shkakton dhimbje te forta. Eshte me e zakonshme te ndodhi nje infeksion i shytave pas pubertetit. Nje testikul i fryre mund te coje ne ulje te madhesise se testikujve dhe nje renie te fertilitetit.
  • Vezoret e fryra.
    Ky nderlikim shkakton dhimbje, shqetesime ne stomak, te vjella dhe temperature.
    Ky nderlikim ka me shume gjasa te ndodh pas pubertetit. Gjendja e krijuar nuk duket se ndikon ne fertilitet.
  • Encefaliti.
    Encefaliti eshte nje enjtje/inflamacion, ne tru qe mund te demtoje indet. Ky nderlikim mund te shkaktoje ndryshime ne vetedije, konvulsione dhe humbje te kontrollit te muskujve.
  • Meningiti.
    Meningiti eshte enjtje/inflamacion i membranave rreth trurit dhe palces kurrizore. Mund te shkaktoje ngurtesi te muskujve te kokes ,ethe dhe ngurtesim te muskujve te qafes . Meningiti i lidhur me shytat rralle shkakton probleme afatgjata.
  • Humbja e degjimit.
    Ky nderlikim mund te ndodhe papritur ose me kalimin e kohes. Degjimi zakonisht permiresohet pas semundjes.
  • Pankreatiti.
    Shytat mund te shkaktojne demtim te pankreasit(pankreatit). Simptomat mund te perfshijne dhimbje ose ndjeshmeri prane stomakut, shqetesim ne stomak, te vjella dhe temperature.
  • Aborti spontan.
    Marrja e shytave gjate 12 javeve te para te shtatzenise mund te rrise rrezikun qe shtatzenia te perfundoje, qe ndryshe quhet abort.

SI DIAGNOSTIKOHET PAROTITI?

Ka nje sere testesh qe mund te perdoren per te diagnostikuar parotitin:

1.RT-PCR,e marre kultura per analize me tampon . 2.Testi serologjik me IgM.

CILI ESHTE TRAJTIMI QE NDIQET NE PERSONAT ME PAROTIT?

Nuk ka nje kure specifike per te trajtuar parotitin. Trajtimi eshte i gjithi simptomatik. Pra per kete semundje mund te perdorim acetaminofen(per temperaturen), acetaminofen(analgjezik/kundra dhimbjes), etj.

SI MUND TE PARANDALOHET SEMUNDJA INFEKTIVE E SHYTAVE?

Nje doze e vaksines kunder shytave, e dhene ne kombinim me fruthin dhe rubeolen (e quajtur MMR), rekomandohet per te gjithe femijet nga 12-15 muaj dhe nje doze e dyte ne moshen 4-6 vjec. Vaksina zakonisht prodhon imunitet te perjetshem.

Per me teper, personat qe jane te semure me shytat duhet te kufizojne kontaktin e tyre me te tjeret ne komunitet deri ne pese dite pas fillimit te simptomave, kur ata kane me shume gjasa te transmetojne lehtesisht virusin te te tjeret permes peshtymes se tyre.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/mumps/symptoms-causes/syc-20375361

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/mumps.html

https://www.cdc.gov/mumps/hcp.html#:~:text=Chapter%209%3A%20Mumps.-,Laboratory%20Tests%20to%20Diagnose%20Mumps,aid%20in%20diagnosing%20mumps%20infection.

https://www.nhs.uk/conditions/mumps/

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/15007-mumps

× Si mund tu vij ne ndihme?