Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

PANKREATITI

Pankreatiti eshte nje semundje qe tregon per nje inflamacion te pankreasit. Inflamacioni shkakton enjtje dhe dhimbje te pankreasit. Nese ju vuani nga kjo semundje mund te ndjeni si nje dhimbje stomaku qe perhapet ne shpine.

Pankreasi eshte nje organ qe ndodhet ne bark, ai gjendet midis stomakut dhe shtylles kurrizore.
Nese e vendosni doren e djathte mbi stomak, ajo mund te tregoje afersisht madhesine dhe formen e pankreasit.

Pankreasi eshte nje organ shume i rendesishem ne tretjen e ushqimit dhe rregullimin e sheqerit ne gjak. Ai prodhon enzima tretese dhe hormone, te tilla si insulina.
PO ashtu ai dergon enzimat tretese ne zorret e vogla permes kanalit pankreatik.

Inflamacioni zhvillohet si rrjedhoje e sistemit imunitar ndaj lendimit qe ndodh ne pankreas.
Pankreasi lendohet me se shpeshti nga guret e temthit qe bllokojne kanalin pankreatik ose nga alkooli.

KUSH JANE 2 FORMAT ME TE SHPESHTA TE PANKREATITIT?

2 format me te shpeshta te pankreatitit jane:

  1. Pankreatiti akut.
    Pankreatiti akut ndodh atehere kur pankreasi po perpiqet te sherohet nga nje demtim i vogel, afatshkurter. Shumica e njerezve me pankreatit akut do te sherohen plotesisht brenda pak ditesh, duke u fokusuar ne trajtimin e shenjave te semundjes.
    Ajo qe kerkohet eshte pushimi, hidratimi dhe lehtesimi i dhimbjes.
  2. Pankreatiti kronik.
    Pankreatiti kronik eshte nje semundje afatgjate, progresive. Nuk largohet dhe perkeqesohet me kalimin e kohes. Kjo ndodh kur demtimi i pankreasit nuk ndalet kurre. Inflamacioni kronik qe zhvillohet perfundimisht mund te demtoje pankreasin, megjithëse mund te duhen shume vite per kete. Inflamacioni i vazhdueshem shkakton dhembezime ne indin e pankreasit (fibroze), e cila e ndalon ata te prodhojne enzima dhe hormone.

KUSH JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ PANKREATITI?

Simptoma kryesore e pankreatitit eshte dhimbja e barkut.
Simptomat shtese te pankreatitit akut mund te jene:

  • Nauze dhe te vjella.
  • Rrahje te shpejta te zemres.
  • Frymemarrje e shpejte, e ceket.
  • Ethe.

Simptomat e pankreatitit kronik mund te jene:

  • Dispepsi(keqtretje) dhe dhimbje pas ngrenies.
  • Humbja e oreksit dhe humbja e padeshiruar e peshes.
  • Jashteqitje ne trajte yndyrore, si vaj ne tualet.
  • Dhimbje koke (tensioni i ulet i gjakut).
  • Prishje te funksionit te pankreasit.

Si dallohet dhimbja e pankreatitit?
Dhimbjet e barkut e shkaktuar nga pankreatiti mund te jete e moderuara ne te rende dhe mund te ndjehet ne shpine. Pankreatiti akut priret te jete me i rende se ai kronik.
Ne disa raste dhimbja mund te jete levizese dhe me periudha pushimi.

Ju mund te ndiheni keq kur:

  • Shtriheni.
  • Kolliteni.
  • Kryeni aktivitet fizik.
  • Konsumoni shume ushqim.

Ju mund te ndiheni me mire kur:

  • Perkuluni perpara.
  • Hani me pak ushqim.

Cilat simptoma tregojne se pankreasi nuk funksionon siç duhet?
Ju se pari do te vini re disa ndryshime ne sistemin tuaj tretes. Kur pankreasi nuk mund te prodhoje me enzimat tretese, trupi nuk do te jete ne gjendje te shperbeje dhe thithe te gjitha lendet ushqyese nga ushqimi . Ju mund te ndjeni siklet pas ngrenies dhe mund te filloni te kaloni yndyrna te patretura ne jashteqitjen tuaj. Me kalimin e kohes, mund te vereni humbje peshe.

NGA SE MUND TE SHKAKTOHET PANKRETITI?

Dy shkaqet kryesore te pankreatitit jane:

  1. Guret ne veziken e temthit, qe demtojne veziken dhe behen shkak per inflamacion.
  2. Konsumi i tepruar i alkoolit.

Keto shkaqe se bashku perfaqesojne rreth 80% te rasteve me pankreatit.

Shkaqet me pak te zakonshme te pankreatitit jane:

  • Infeksionet, te tilla si viruset.
  • Semundjet autoimune (pankreatiti autoimun).
  • Mutacione gjenetike te trasheguara (pankreatiti i trasheguar).
  • Komplikacionet e fibrozes cistike.
  • Nivele te larta te triglicerideve ne gjak (hipertrigliceridemia).
  • Nivele te larta te kalciumit ne gjak (hiperkalcemia).
  • Ishemia (ulje e furnizimit me gjak).
  • Kanceri.
  • Lendim traumatik ne pankreas.
  • Disa ilaçe qe irritojne pankreasin.

Keto shkaqe se bashku perfaqesojne rreth 20% te rasteve me pankreatit. Here pas here, nuk gjendet asnje shkak per semundjen ne fjale.

SI MUND TE ZBULOHET SEMUNDJA E PANKREATITIT?

Nese keni simptoma karakteristike te pankreatitit, mjeku do te beni disa analiza gjaku dhe egzaminime imazherie per te vertetuar diagnozen. Nje analize gjaku per pankreasin kerkon per nivele te larta te enzimave pankreatike (amilaze dhe lipaze) ne gjakun. Nese nivelet jane te pakten tre here me te larta se normalja, mjeku do te dyshoje per pankreatit. Ata mund te konfirmojne diagnozen me nje test imazherik si nje skaner(CT) ose rezonance magnetike(MRI).

Nese mjeku dyshon se keni pankreatit kronik, ai mund te kerkoje teste shtese, si:

  • Testi i glukozes (per te pare nese pankreasi eshte ende duke prodhuar insuline ne menyre efektive).
  • Testi i enzimave tretese (per te pare nese pankreasi po prodhon mjaftueshem enzima tretese).
  • Analiza e yndyres ne fece (per te testuar yndyren e tepert ne jashteqitjen tuaj, nje shenje e keqperthithjes se yndyres).
  • Testet e gjakut (per te vleresuar statusin e ushqyerjes dhe nese keni mjaft vitamina te tretshme ne yndyre ne gjak).

SI TRAJTOHET SEMUNDJA E PANKREATITIT?

Pankreatiti akut
Trajtimi per pankreatitin akut mund te jete:

Kujdesi ndaj simptomave te shfaqura:
Nese shkaku i semundjes eshte zhdukur dhe ju nuk keni pankreatit te rende ose komplikacione, kujdesi do te perqendrohet ne mbështetjen e procesit natyror te sherimit.
Kjo zakonisht perfshin:

  1. Lengjet IV.
    Pankreatiti eshte dehidratues dhe hidratimi eshte shume i rendësishem per sherimin.
  2. Ushqimi me sonde.
    Nese nuk jeni ne gjendje te toleroni ushqimin nga goja, mjeket mund ta administrojne ushqimin permes nje tubi te vendosur permes hundes ose stomakut per t’ju ndihmuar te merrni ushqim te mjaftueshem.
  3. Ushqimi parenteral.
    Ne raste shume te renda, mjeket mund te zgjedhin te sigurojne ushqimin permes nje rruge intravenoze.
  4. Lehtesimin e dhimbjes.
    Ju do te merrni ilaçe nepermjet nje IV direkt ne qarkullimin e gjakut ose nga goja.

Heqja e gureve te temthit.
Nese keni pankreatit te shkaktuar nga guret e temthit, mjeku mund te kete nevoje te heqe guret qe gjenden ne veziken e temthit.
Menyrat per heqjen e tyre jane :

  1. Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (ERCP).
  2. Kirurgji per heqjen e vezikes (fshikezes) se temthit, qe mund te behet me metoden kirurgjikale te mbyllur apo te hapur.

Ndersa per pankreatitin kronik nderhyrja konsiston ne :

  1. Ndryshimi i stilit te jeteses, ka te beje me ndalimin e pirjes se duhanit apo alkoolit dhe ushqimit te balancuar ne pergjithesi.
  2. Nderhyrje mjeksore per qetesimin e dhimbjes.
  3. Marrjen e enzimave pankreatike qe ndihmojne ne tretjene ushqimeve.
  4. Nderhyrje kirurgjikale.

REFERENCAT

  1. Integrated Textbook of Basic Science, Medicine, and Surgery. John Wiley & Sons.
  2. Forsmark, C. E. (2016). Pancreatitis. New England Journal of Medicine, 375(20), 1972-1981.
  3. Peery, A. F., Crockett, S. D., Barritt, A. S., Dellon, E. S., Eluri, S., Gangarosa, L. M., … & Sandler, R. S. (2015). Burden of gastrointestinal, liver, and pancreatic diseases in the United States. Gastroenterology, 149(7), 1731-1741.
  4. Singh, V. K., Bollen, T. L., Wu, B. U., Repas, K., Maurer, R., Johannes, R. S., … & Conwell, D. L. (2013). A prospective evaluation of the bedside index for severity in acute pancreatitis score in assessing mortality and intermediate markers of severity in acute pancreatitis. The American journal of gastroenterology, 108(5), 957-965.