Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Osteodensitometria(Densitometria Kockore)

Osteodensitometria kockore eshte nje egzaminim mjekesore qe perdoret per te vleresuar densitetin e kockave ne trupin e nje individi. Kjo eshte nje menyre e shpeshte per te vleresuar shendetin e kockave dhe per te diagnostikuar ose monitoruar gjendjet jo te mira shendetesore si osteoporoza.

Matja e densitometris kockore realizohet me ane te nje egzaminimi radiologjik, me ane te nje aparature te quajtur DEXA.
Kjo paisje perdor rreze X per te matur densitetin e kockave ne disa pjese te trupit, realizohen dy radiografi te zones lumbare (pjesa e belit) te shtylles kurrizore dhe te femurit (kofshes).
Me pas, kompjuteri llogarit dendesine e kockes mbi bazen e ndriçimit ose dobesimit te rrezeve, dhe rezultatet paraqiten gjithmone me vlera te krahasueshme. Vlerat e matura krahasohen me vlerat mesatare te personave te shendetshem, bazuar kjo edhe ne moshen e pacientit.

Osteodensitometria kockore eshte nje mjet i rendesishem per diagnostikimin dhe monitorimin e osteoporozes dhe ndihmon ne vendosjen e strategjive per mbrojtjen e shendetit te kockave ne te ardhmen, per te gjithe ato pacient qe jane te rrezikuar nga kjo semundje apo nga semundje te tjera te ngjashme qe prekin kockat.

Cili eshte qellimi i realizimit te osteodensitometrise?

Mjeku ortoped zakonisht kerkon realizimin e nje analize si osteodensitometria, per tre qellime kryesore:

  1. Identifikuar humbjen e mases kockore, perpara ndodhjes se frakturave(thyerjeve) kockore.
  2. Percaktuar rriskun e ndodhjes se frakturave(thyerjeve) kockore.
  3. Konfirmuar diagnozen e osteoporozes.

Kur perdoret osteodensitometria?

Osteodensitometria perdoret kur eshte e nevojshme vlersimi i densitetit te kockave ne trupin e nje individi.
Si procedure osteodensitometria perdoret ne keto raste:

  1. Diagnostikimin(zbulimin) e Osteoporozes
    Osteodensitometria eshte nje procedure e zakonshme per diagnostikimin e osteoporozes, nje semundje ku kockat behen te brishta dhe te rrezikshme per thyerje. Pacientet te cilet jane ne moshe te thyer, kane histori familjare me osteoporoze ose perdorin ilaçe qe mund te zvogelojne densitetin e kockave, duhet me patjeter te keshillohen per realizimin e kesaj procedure.
  2. Monitorimi i Trajtimit te Osteoporozes
    Pacientet qe jane ne trajtim per osteoporozen mund ti nenshtrohen osteodensitometrise ne kohe te caktuara nga mjeku per te monitoruar permiresimin e densitetit te kockave dhe efikasitetin e trajtimit.
  3. Osteodensitometria mund te perdoret edhe ne raste te tjera qe lidhen me shendetin e kockave, si per shembull, ne pacientet qe kane semundje te tjera vec osteoporozes, si artriti reumatoid, semundja celiake, etj.

Shkaqet me te shpeshta te kryerjes se osteodensitometrise jane:

  • Femrat ne moshen pas menopauzes(pas moshes 55 vjec), kane rrezik te larte per zhvillimin e osteoporozes.
  • Metode diagnostikuese dhe kontrolli te here pas hershem per trajtimin e osteoporozes, pra semundjes se humbjes se mases kockore.
  • Meshkujt ne rrezik per osteoporoze (alkoolistet, duhanpiresit e rende).
  • Trajtimi me medikamente, si kortizoniket per periudha te gjata kohore.
  • Percaktimi i diagnozes ne rastet me dhimbje te kockave.
  • Pas nje frakture te kockave, si thyerjet spontane te kockave.
  • Osteomalacia, mungesa e vitamines D me pakesimin e indit kockor.
  • Semundjet e trasheguara, me çrregullime te formimit te kockave, të tilla si osteogjeneza imperfecta.
  • Mungesa e vitamines A.
  • Humbjet e pashpjegueshme ne peshe, bulimia, anoreksia nervore.
  • Semundjet e pankreasit, semundjet e rrugeve biliare.

Si te lexojme nje analize osteodensitometrie?

Leximi i nje analize te osteodensitometrise (densitometria kockore) eshte padyshim pergjegjesi e mjekut specialist per shendetin e kockave, te quajtu ndryshe edhe ortoped.
Ne nje analize osteodensitometrie do te jemi ne gjendje te lexojme:

  1. T-score
    Ky eshte nje vleresim i densitetit te kockave te pacientit ne krahasim me densitetin e kockave te nje personi te shendetshem te moshes 30 vjec. T-score pozitiv tregon densitet me te larte se mesatarja e references, ndersa T-score negativ tregon densitet me te ulet. Ky eshte nje egzaminim i rendesishme per vleresimin e rrezikut te thyerjes se kockave (osteoporozes).
  2. Z-score
    Ky rezultat tregon densitetin e kockave te pacientit ne krahasim me densitetin e kockave te nje personi me moshe te ngjashme me pacientin. Kjo eshte e rendesishme per te identifikuar ndonje problem tjeter qe mund te ndikoje ne densitetin e kockave.
  3. Kjo analize gjithashtu na tregon edhe densitetin e kockave te pacientit, te shprehur ne grame per centimeter kub. Kjo vlere tregon se sa dense jane kockat e pacientit ne zonen e vleresuar.

1. T-score(Shkalla T)

Vlerat normale dhe jo normale ne nje T-score te analizes se densitometrise kockore (osteodensitometrise) jane te percaktuara ne baze te krahasimit me densitetin e kockave te nje personi te shendetshem te nje moshe te caktuar (zakonisht 30 vjec).
T-score perdoret per te vleresuar rrezikun e thyerjes se kockave (osteoporozes) dhe vleresohet si me poshte:

  • T-score me i madh se -1.0 SD
    Kjo eshte zakonisht e quajtur “normale” dhe tregon qe densiteti i kockave te pacientit eshte i ngjashem me mesataren e referuar si te shendetshem. Rreziku i thyerjes se kockave eshte i ulet.
  • T-score ndermjet -1.0 deri -2.5 SD
    Kjo eshte zakonisht e quajtur “osteopeni” dhe tregon nje densitet te ulet te kockave, por nuk konsiderohet ende si osteoporoze. Kjo eshte nje gjendje e cila mund te tregoje per prani te rrezikut te thyerjes se kockave, por nuk eshte e njejte me diagnozen e osteoporozes.
  • T-score me i vogel se -2.5 SD
    Kjo eshte konsideruar si osteoporoze. Densiteti i kockave eshte shume i ulet ne krahasim me mesataren e references dhe rreziku i thyerjes se kockave eshte i larte.
    T-score < -2.5 SD konsiderohet zakonisht si kriter për diagnozën e osteoporozës.

2. Z-score(Shkalla Z)

Vlerat e Z-score ne nje analize densitometrie kockore krahasohen me nje grup reference te nje moshe dhe rrace te ngjashme, ndersa T-score krahasohet me nje grup reference te nje moshe te caktuar (zakonisht mosha e marre eshte 30 vjeçe).
Vlerat e Z-score nuk kane nje kufi te mirepercaktuar të “normalit” ose “jo normalit,” pasi ato varen nga grupi i references dhe ndryshojne me moshen.

Shkalla ZKuptimi i vleres
1 deri 2Densiteti kockor eshte me i madh
se ai i vleres se referuar ne flet-pergjigjen e analizave.
0Densiteti kockor eshte i njejte me ate te vleres
se referuar ne flet-pergjigjen e analizave.
-1Densiteti kockor eshte me i vogel
se ai i vleres se referuar ne flet-pergjigjen e analizave.
-2Densiteti kockor eshte shume i ulet.
-2.5Vlera te tilla ose me te ulta,
na japin nje shenje per osteoporoze dytesore.

Si veprohet ne ato raste kur osteodensitometria del ne vlera shume te ulta?

Densiteti kockor i ulet, i njohur ndryshe si osteopenia ose osteoporoze, eshte nje gjendje kur densiteti mineral i kockave eshte me i ulet se sa vlerat normale. Kjo gjendje e dobesimit te kockave mund te shkaktoje kocka te thyer me lehte dhe probleme te tjera shendetesore.
Per te parandaluar ose menaxhuar osteopenine ose osteoporozen, ka disa hapa qe mund te ndiqni:

  • Ushqimi i mire dhe i pasur me kalcium. Konsumoni ushqime te pasura ne kalcium, si qumesht, produkte te qumeshtit, djathe, laker, etj.
  • Konsumoni vitamine D. Vitamina D eshte e nevojshme per trupin tuaj per te perdorur kalciumin. Menyra me e mire per te fituar vitamine D eshte nga dielli, por nese nuk mund te merrni mjaftueshem, atehere ju mund te hani ushqime te pasura me vitamine D ose te merrni shtese vitamine D ne konsultim me nje mjek.
  • Aktivitet fizike. Aktiviteti fizik, veçanerisht ushtrimet me peshe, mund te ndihmoje ne forcimin e kockave. Gjimnastika, vrapimi, dhe ushtrime te tjera jane te dobishme.
  • Ndalo konsumimin e alkoolit dhe duhanit. Konsumi i tepert i alkoolit dhe duhanit mund te rrite rrezikun e dobesimit te kockave.
  • Konsultohuni me nje mjek, qofte mjek familje apo specialist ortoped, per cdo shqetesim dhe pyetje qe mund te keni.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org

https://www.niams.nih.gov

https://www.uptodate.com

https://www.healthdirect.gov.au