Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Niveli i sheqerit në gjak- Të kuptojmë vlerat

Testet që duhet të bëhen janë shumë të lehta. Gjithashtu, mund të aplikohen dhe në kushte shtëpie, ku me anë të një aparati te thjeshtë të quajtur glukometër mund të kemi rezultatet kurdo dhe kudo.

Me rëndësi të lartë eshtë leximi dhe interpretimi vetjak i rezultateve.

Mbani në mend se rezultatet janë të ndryshme çdo herë që kryhet testi, prandaj është e dobishme pasja e njohurive mbi nivelet e  ndryshme të sheqerit në gjak, në varësi të situatave ditore, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet.

Pra, niveli i sheqerit që merrim kur kryhet një analizë rastësore ndryshon nga ai esëll, gjithashtu nga ai që merrim kur masim dy orë pasi kemi ngrënë.

Me rëndësi është theksimi i faktit se ndryshojnë nivelet e sheqerit në gjak tek adultët nga fëmijët. Ndërkohë, testi HbA1C është një nga testet, që tregon mesataren e sheqerit në gjak në një periudhë prej 3 muajsh.

Është e këshillueshme hartimi ditareve me vlerat e vetë-matura të glukozës në gjak , në mënyrë që të lehtësohet dhe vlerësimi i administrimit tuaj të diabetit nga mjeku. Në bazë të shifrave, mjeku juaj do të vendosë se cili është niveli juaj mesatar i glukozës dhe do të marrë vendime të rëndësishme mbi ndjekjen tuaj të mëtejshme.

About Ruden Cakoni

Master ne Shkencat e te ushqyerit- Unitelma Sapienza Rome 2021 Specializim ne Endokrinologji ne spitalin "Fatebenefratelli", Rome. Specializim ne Endokrinologji ne QSU "Nene Tereza" 2015-2019 Licensim ne Mjekesi dhe Kirurgji 2015, "Tor Vergata", Rome. Mjekesi dhe kirurgji- Universiteti "Zoja e Keshillit te Mire" 2008-2014

Follow Me