Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

NGJYRAT NORMALE DHE JONORMALE TE URINES , KUR DUHET TE SHQETESOHEMI ?

NGJYRAT NORMALE DHE JONORMALE TE URINES , KUR DUHET TE SHQETESOHEMI ?

Urina ka ngjyren e saj karakteristike qe perkon me nuancat e ngjyres se verdhe . Te gjitha pigmentimet e tjera konsiderohen si burim per egzaminim te metejshem .

➔ Ngjyra e kuqe e urines .


Ngjyra e urines varion nga nje nuance e zbehte e se verdhes , e cila eshte e qarte si qelqi dhe merr trajta te ndryshme ne varesi te ushqimit qe konsumohet ose patologjive te ndryshme qe I prek ato .
Po ashtu vlen per tu permendur lidhja mes ngjyres se urines dhe sasis se ujit te konsumuar nga personi .Panxhari, manaferrat dhe fasulet jane nder ushqimet qe kane me shume mundesi te ndikojne ne
ngjyren e saj. Shume medikamente pa recete dhe me recete mund ti japin urines ngjyra te tilla si bluja e kuqa , e verdha ose e gjelberta.
Nje ngjyre e pazakonte e urines mund te jete nje shenje e nje semundje .
Për shembull, urina e kuqe e thelle ne kafe eshte nje karakteristike identifikuese e porfirise, nje çrregullim i rralle , i trasheguar i qelizave te kuqe te gjakut.
✔ Urina ne nuance te kuqe !
Jane 3 mundesi qe pergjithsisht manifestohen me se shumti me kete nuance te urines :
✗ ushqimet , te tilla si panxhari kuq .
✗ patologji te ndryshme renale.
✗ medikamentet .

Nese shqyrtojme elementin e pare themi se konsumimi I nje vakti me panxhar te kuq mund te ndryshoj ngjyrimin e urines ne lehtesisht te kuqe ose te kuqe te forte , kjo si rrjedhoje e
pigmentimit te forte te ketij ushqimi I cili zberthehet ne sistemin renal .
Urina e kuqe qe shfaqet pas konsumimit te panxharit eshte nje fenomen qe haset shpesh tek adhuruesit e kesaj perime te shendetshme. Zakonisht konsiderohet se shkaktohet nga
arsye fiziologjike, konsiderohet i sigurt dhe nuk kerkon trajtim mjeksor .
Megjithese mjeket besojne se urina mund të jete e kuqe nga panxhari nese personi qe e ka ngrene eshte diagnostikuar me dysbakterioze. Ata thone se ne nje person të shendetshem,
urina nuk do te ndryshoje ngjyren e saj pasi të haje nje ushqim te tille . E megjithate pergjithsisht ngjyrimi I urines per shkaqe te tilla konsiderohet normale .
Ngjyra e kuqe e urines, e cila verehet pas marrjes ushqimore te panxharit , konsiderohet normale , ne varesi te kushteve te caktuara:
• kohezgjatja e ndryshimeve nuk eshte me shume se dy dite;
• urina duhet të jete e paster, pra e qarte paturbullira .
• aroma mbetet e njejte;
• nuk ka simptoma te tjera – dhimbje ne rajonin e mesit, siklet gjate urinimit, ethe.
Vec panxharit permendim manaferrat ,rhurba

Medikamentet
Medikamentet : Rifampina , nje antibiotik qe perdoret shpesh per trajtimin e tuberkulozit, mund ta ktheje urinen nga ngjyra portokalli ne te kuqerremte . Po ashtu mund te permendim fenazopiridina
(Pyridium), nje ilaç qe perdoret per shqetesimet ne traktin urinar dhe laksative qe permbajne senna.

Prezenca e eritrociteve
Faktoret qe mund te shkaktojne gjak ne urine (hematuri) perfshijne:
• infeksionet e traktit urinar
• zmadhimin e prostates
• tumoret kancerogjene dhe jo
kanceroze
• cistat në veshka
• vrapimin ne distanca te gjata
• guret në veshka ose fshikez.
• Perfshire ketu dhe medikamentet te tilla si :
*aspirina
*penicilina
*heparin/ warfarine
*ciklofosfamidi
Ne raste te tilla menjehere duhet te kerkohet ndihma e mjekut , duke filluar me realizimin e nje analize urine, vazhduar me realizimin e nje cistoskopie , echo , CT etj ( te gjitha keto te drejtuara nga mjeku me te cilin/en jeni duke u ndjekur ) .
Ne rast diagnostikimi te suksesshem trajtimi I duhur zhduk/ lehteson simtomat.
Psh .: kur gjendja eshte shkaktuar nga guret ne veshka , trajtimi I zgjedhur eshte Litotripsia (thyerja e gurit ne veshka ).etj
Pra eshte shume e rendesishme kontakti me mjekun ne menyre qe te drejtohemi ne rrugen duhur per sherimin nga ajo gjendje .


➔ Ngjyra portokalli e urines


Urina portokalli mund të rezultoje nga:

Medikamentet
Medikamentet qe mund ta kthejne urinen ne ngjyre portokalli perfshijne : anti-inflamatoret , sulfasalazinat (Azulfidine); fenazopiridina (Pyridium); disa laksative; dhe disa
barna të kimioterapise.

Kushtet mjekesore.
Ne disa raste, urina portokalli mund te tregoje nje problem me heparin ose kanalin biliar, veçanerisht nëse keni edhe nje gjendje jashteqitje me ngjyre te hapur. Dehidratimi, po ashtu mund ta beje
ngjyren tuaj te urines shume te perqendruar ,pra mund ta beje ate ne portokalli te thelle si ngjyre .

➔ Urina blu ose jeshile

Urina blu ose jeshile mund te shkaktohet nga:

Njgjyruesit .
Disa ngjyrues ushqimor mund te shkaktojne ne urine nje ngjyrim te saj ne te gjelbert ( jeshile ) ose blu . Ngjyrat e perdorura per disa teste te funksionit të veshkave dhe fshikezes munden po ashtu ta
kthejnë urinen në blu.

Medikamentet
Nje numer ilaçesh prodhojne urinen blu ose jeshile, duke perfshirenamitriptilinen, indometacinen (Indocin, Tivorbex) dhe propofolin (Diprivan).

Kushtet mjekesore.

Patologjit beninje familjare, nje çrregullim i rralle i trasheguar, nganjehere quhet sindromi i pelenes blu, sepse femijet me kete çrregullim kane urine blu. Urina e gjelber ndonjehere shfaqet gjate
infeksioneve të traktit urinar të shkaktuara nga bakteret pseudomonas.


➔ Urina me ngjyre kafe te erret ose kola


Urina kafe mund te rezultoje nga:
Ushqimi.
Ngrenia e sasive te medha te ushqimeve te tilla si : fasules, raven ose aloe mund te shkaktoje nje ngjyrim te urines ne kafe te erret.
Medikamentet.
Nje numer ilaçesh mund ta erresojne urinen, duke perfshire ilaçet antimalariale , klorokine dhe primaquine, antibiotiket metronidazole (Flagyl) dhe nitrofurantoin (Furadantin), laksativet dhe
metokarbamol – nje relaksues i muskujve.
Kushtet mjekesore.
Disa çrregullime te heparit dhe veshkave dhe disa infeksione te traktit urinar mund ta kthejnë urinen në kafe te erret.
Ushtrimet ekstreme.
Lendimi i muskujve nga stervitja ekstreme mund te rezultoje ne urine roze ose ngjyre kola dhe demtim te veshkave.
! Pavarsishte te gjitha justifikimeve tona rreth ndryshimeve te ngjyres se urines duhet patjeter vizita te mjeku , I cili do te na udheheq drejt egzaminimeve qe duhet te kryejm dhe me tej
kontaktin me mjekun specialist .

REFERENCAT :

https://vsearch.nlm.nih.gov/vivisimo/cgi-bin/query-meta?v%3aproject=medlineplus&v%3asources=medlineplus-bundle&query=urine%20color&

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?