Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Ndjesi gjaku ne goje pas nje aktiviteti fizik

Ne rastet e nje aktiviteti te larte fizik, shumica prej nesh kane disa shqetesime te vogla. Mos te flasim pastaj per marrjen e frymes apo djesitjen e shtuar. Zemra po e po qe rreh aq fort sa mund te dale nga kraharori. Tjeter shqetesim eshte djegia e muskujve qe ndonjehere ziejne apo ju kap dhe ngerci.

Disa paciente kane shfaqjen e ndjesise se gjakut ne goje, po po iu duket ajo shija metalike ne goje, kuptohet kur bejne nje aktivitet te larte fizik njehere e ne sa kohe.

“Eshte me teper si nje shenje qe ju tregon trupi qe jeni duke e sforcuar me shume se sa duhet”- pohon Cedric X. Bryant, Presidenti i Keshillit Amerikan te Ushtrimeve fizike.

Te dhenat tregojne qe me shume kete lloj ndjesie metalike ne goje e kane raportuar atlete si vrapuesit e garave te gjata apo ciklistet. “Ata nuk ndalojne gjate aktivitetit,” thote Jeffrey Lucchino, Drejtor i sporteve dhe nutricionit ne Qendren Mjekesore te Sporteve ne Universitetin e Pittsburgh . “Meqe eshte aktivitet i vazhdueshem, atehere fillojne problemet per trupin.”

Nderkohe, Lucchino dhe eksperte te tjere theksojne faktin qe nuk duhet te zere panikun askend qe ndjen shije metalike apo gjaku ne goje gjate aktivitetit fizik per arsye se eshte beninje dhe kalimtare.

Pse atehere e kam kete shije gjaku gjate aktivitetit fizik?

Edhe pse kjo ndjesi nuk eshte studjuar gjeresisht, sipas eksperteve ka shume teori shkencore qe shpjegojne kete lloj ndjesie e cila ne te shumten e rasteve ndodh pa paraqitje gjaku konkrete.

Nje arsye eshte irritimi i mukozes se hundes dhe fytit. Nje irritim i tille eshte i pranishem kur semuremi dhe shfryjme hundet shpesh, nje arsye tjeter eshte aktiviteti i larte fizik, lartesite e medha apo ambjenti i thate dhe i ftohte. Gjate aktivitetit te larte fizik, keto irritime jane me te shprehura, saqe mukozat perfundojne te gjakosen sado pak. Ky gjak rrjedh ne pjesen e pasme te fytit, duke prekur gjendrat e shijes, keshtu ndjehet shija metalike. 

Shkak tjeter eshte edhe higjene e gojes. Sipas Lucchino-s, mbushjet e vjetra apo jo fort te lidhura, kariesi dentar mund te cojne e ndjesine e shijes metalike ne goje. 

Nderkohe qe teorina me e njohur eshte ajo qe perfshin zemren dhe mushkerine. Ekspertet tregojne se gjate nje aktiviteti te larte fizik, zemra mund te tejlodhet, e kjo con ne grumbullimin e lengjeve ne qeset e vogla te ajrit ne mushkeri, nje fenomen i njohur is edeme pulmonare e qe zakonisht eshte lidhur me probleme te zemres. 

Ajo cka ndodh eshte rritja e presionit ne mushkeri ben qe eritrocitet (rruazat e kuqe te gjakut) te rrjedhin ne rrugen e ajrit – pohon Robinson, mjek sporti ne Spitalin Kirugjikal Special ne New York. Keto qeliza permbajne hemoglobinen, nje proteie e pasur ne hekur e cila jep ndjesine e shijes metablike te gjakut. 

Edhe pse edema pulmonare e induktuar nga aktiviteti fizik eshte dokumentuar ne studime, akoma nuk eshte arritur te gjendet nje lidhje midis ketij fenomenit dhe ndjesise se shijes se gjakut. Per me teper, edhe pse duket e frikshme si term, ai ndodh rralle ne aktivetete sforcuara fizike, edhe kur ndodh eshte me shenja te lehta saqe nuk shkaktojne pamjaftueshmeri te zemres, por thjesht nje gjakosje te lehte te alveolave. 

 

Kush rrezikohet me shume?

Shija e gjakut gjate aktivitetit fizik eshte me shume e lidhur me intensitetin e ushtrimit fizik dhe kohezgjatjen e  tij, gjithashtu dhe me kushtet e mjedisit, – pohon Robinson. – Shkaku qe ajo ndodh me shume te atletet si vrapuesit e garave te gjata eshte pikerisht kohezgjatja dhe intensiteti i stervitjes. Te tjera sporte si peshengritja u le mundesi atleteve te pushojne e te marrin veten.

Ata qe marrin pjese ne maratona e kane me shume te shprehur kete fenomen per shkak se aktiviteti i kryer ne maratone eshte me intensiv e me i zgjatur nga ato qe kryhen gjate trajnimeve. 

Kur duhet te shkojme te mjeku?

Ne rast se kjo shije metalike vihet re vetem nje here ose dy ne javet e para te nje aktiviteti te ri fizik, atehere kjo nuk eshte per tu shqetesuar , – pohon Miller. – Nderkohe, me kalimin e kohes, trupi mesohet me aktivitetin fizik dhe kjo ndjesi ndjehet gjithnje e me pak. 

– Por nese ndodh e kunderta, ndjehet me shpesh dhe me intensitet me te madh, atehere, duhet te fillojme te shqetesohemi, – referon Robinson. 

Sipas eksperteve, vizitat te mjeku duhet te kryhen nese shija behet me e theksuar apo ndodh njekohesisht me shenjat e tjera si dhimbje gjoksi dhe veshtiresi ne frymemarrje. Atehere ne keto raste ka me shume shance te jene te lidhura me probleme me serioze si hipertensioni dhe problemet e tjera kardiake apo semundje autoimune, – thekson Miller. 

Ne rastet kur sasia e gjakut nga goja apo hundet eshte shume e madhe gjate cdo aktiviteti fizik sado i vogel, atehere duhet urgjentisht vizita te mjeku, – rekomadon Lucchino. 

 
 

Si mund ta shmangim?

Personat qe bejne nje jete sedentare dhe qe asnjehere nuk kane bere aktivitete fizike intense dhe te rregullta, duhet te bejne vizita kontrolli para se te fillojne nje program stervitjeje. Eshte shume e rendesishme qe mukoza e gojes te mos thahet. Kjo arrihet nepermjet konsumit te shtuar te ujit dhe lengjeve.

Gjithmone rekomandohet te fillohet me stervitje e ushtrime te lehta fillimisht jo stervitje te rende. Kjo do te shmangte shijen metalike ne goje. Aritja e rezultateve te behet ne menyre graduale pa e mbingarkuar trupin. 

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me