Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MYKU NE GOJEN E FEMIJES DHE SI TRAJTOHET

Myku ne gojen e femijes (mellenja e gojes).
Myku i gojes tek femijet eshte zakonisht i pademshem. Ky lloj infeksioni mykotik eshte i zakonshme tek foshnjat dhe njerezit e moshuar me proteza. Mund te trajtohet lehtesisht me ilaçe te blera ne farmaci.

Ky lloj myku eshte nje infeksion qe shfaqet kryesisht ne gojen e latantit(femijeve deri ne vitin e pare te jetes) dhe eshte me origjine kerpudhore(mykotike), i cili rritet me shume shpejtesi per shkak te lageshtires qe gjen ne goje.
Me shume te rrezikuar per t’u prekur jane femijet qe sapo kane ardhur ne jete.

Ne gojen e femijes do te shfaqen pllaka te vogla te bardha ne forme jo te rregullt, ne mukozen dhe gjuhen e femijes te cilat mund te ngaterrohen edhe me mbetjet e qumeshtit. Ndryshimi eshte qe nuk mund te largohen me larje. Femija do te jete i irrituar, nuk do te doje te pije qumesht gjiri dhe do te qaje ne menyre te papritur.

Shenjat qe shfaq myku tek te rritur jane:

  1. Carje ne cepat e gojes.
  2. Nuk ndien shijet e ushqimeve.
  3. Ka nje shije te pakendshme ne goje.
  4. Dhimbje ne brendesi te gojes (per shembull, gjuha dhe mishrat e dhembeve te dhimbshem).
  5. Veshtiresi per te ngrene dhe pire.

Shenjat qe shfaq myku tek foshnjat jane:

  1. Nuk konsumojne ushqim dhe per rrjedhoje mund te kene edhe peshe shume te vogel.
  2. Skuqje te te gjithe hapsires se gojes dhe shtresa te bardha, si pulla ne gjithe hapsiren e saj.

Foshnjat mund te kalojne kete lloj infeksioni te gojes permes ushqyerjes me gji dhe mund te shkaktojne myke ne thithkat e gjirit tek nena.

SI MUND TE TRAJTOHET NJE INFEKSION MYKOTIK NE GOJE?

Trajtimi eshte gjithmone detyra e mjekut dhe per kete duhet ta degoni femijen per nje kontrroll .
Keto shtresa te bardha ne siperfaqen e gojes mund t’i trajtoni duke perdorur nje garze sterile te zhytur me pare ne uje te ngrohte me sode bikarbonat. Nese femija ushqehet me gji e njejta gje duhet te behet edhe tek thithat e gjirit te gruas. Nese gjendja eshte teper e renduar mjeku mund t’ju pershkruaje nje medikament anti-mykotik.

  • Lyejeni gojen e foshnjes me solucion nistatin, 4 here ne dite pas ushqyerjes me gji, per te pakten 14 dite.
  • Per femijet qe kane nje shtrese te bardhe ne goje, me nje nape te lagur me uje te ngrohte te sode bikarbonat duke ushtruar pak presionme gisht perpiquni tja hiqni( ashtu sic eshte pershkruar me siper).
  • Ziej cdo produkt qe femija fute ne goje si biberon, luge, etj, te pakten 10 min cdo dite.
  • Mjeku pediater shpesh mund ta shohe te arsyeshme ne momentin qe myku nuk largohet, te perdore flukonazol.
  • Per femijet qe shfaqin skuqje apo pucra edhe ne zonen rreth pelenes duhet lyer siperfaqa me krem Clotrimazole 4 here ne dite. Duhet ta lini pak femijen tuaj te qendroje pa pelene deri ne momentin qe do te veshe pelenen tjeter.

Si mund ta parandalojme?
Para se gjithash duart e femijes duhet te jene shume te pastra, pra duhet t’ja lani shpesh gjate dites. E njejta gje duhet te behet edhe me sendet e tij (biberonat) si edhe me lodrat. Thithat e gjinjve duhet te lahen para dhe pas ushqyerjes.

REFERENCAT

  1. Gudmundsson, G. H., Theodorsson, E., & Theodorsson, A. (2014). Oral Candida in Infants: Colonization, Infection, and Treatment. European journal of oral sciences, 122(5), 335-344.
  2. Hsieh, E., Smith, M., & Hackel, J. M. (2021). Oral Candidiasis in Infants and Children: An Update on Diagnosis, Management, and Prevention. Pediatric Clinics of North America, 68(2), 423-435.
  3. Krcmery, V., & Barnes, A. J. (2002). Non-albicans Candida spp. causing fungaemia: pathogenicity and antifungal resistance. Journal of Hospital Infection, 50(4), 243-260.
  4. Kumar, R., & Mushtaq, S. (2019). Oral Candidiasis in Children: A Review and Update. Indian Journal of Pediatrics, 86(7), 646-653.
  5. Lesher, J. L., Lesher, E. E., & Turiansky, G. W. (2001). Tinea and Candida Infections of the Skin. American Family Physician, 63(4),

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?