Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MONOKSIDI I KARBONIT (CO)

MONOKSIDI I KARBONIT (CO)

CFARE ESHTE MONOKSIDI I KARBONIT?

Monoksidi i karbonit eshte nje gaz jo irritues ,pa ere , pa ngjyre dhe me i lehte se ajri . Monoksidi i karbonit eshte nje gaz i cili prodhohet si rrjedhoje e djegies jo te plote te qymyrit ,drurit,gazit natyror, naftes ,vajgurit,benzines ,plastikes, dhe eshte nje nga shkaktaret kryesore te vdekjes ne amerike.

SI JANE TE EKSPOZUAR NJEREZIT NGA MONOKSIDI I KARBONIT?

Per shkak te perdorimit te larte te lendeve djegese ( karburanteve) ,psh naftes dhe nenprodukteve te saj , clirimi i CO eshte ne nivele shume te larta, sidomos ne zonat urbane ku edhe ndotja e ajrit eshte shume e madhe . Kjo situate vjen nga konsumi i karburanteve ne industri ,per ngrohje apo perdorimi i nje numri te larte mjetesh transporti publik/privat.

Jane kater burime kryesore te clirimit te monoksidit te karbonit ne ajer:

1. Clirimi i CO nga mjetet automobilistike dhe nje ajrim i papershtatshem eshte pergjegjes per 2/3 e vdekjeve nga helmimi aksidental me CO. Monoksidi i karbonit eshte shume vdekjeprures nese eshte ne nivele te larta ne mjedise te mbyllur , psh ne nje garazh nivelet e larta te ketij gazi mund te shkaktojne vdekje per vetem 10 min. Profesionet me te rriskuara per tu ekspozuar nga nivelet e larta te CO jane : puntoret e autostradave ,policia qe kontrrollon trafikun, puntoret per ndertimin e tuneleve ,shoferet profesionist,magazinieret,etj. Po ashtu organizimi i eventeve te ndryshme me dyer te mbyllura si psh: ekspozitat qe realizohen per reklamimin e makinave ,hokej ose patinazh mund te japin nivele te larta te monoksidit te karbonit ne ajer .

2.Perdorimi i paisjeve ngrohese ,qe perdorin lende djegese ,jo te pershtatshme behen shkak per rreth 1/3 e vdekjeve nga helmimi me CO. Ketu perfshihen sistemet ngrohese te nje modeli te vjeter , gazit si burim ngrohje , sisteme jo te pershtatshme te ajrimit , etj .

3.Zjarret e ndodhura ne ato ambiente ku njerzit jane te zene brenda dhe nuk mund te ikin prej andej , mund te behet shkak per rritje e CO ne gjak rreth 150 here me shume se normalja ne nje minute .Helmimi nga CO eshte shkaku kryesor i vdekjeve i lidhur me zjarrveniet .

4.Klorur metilen eshte nje substance qe gjendet ne disa lende ne materialet e ndertimit ,bojerat,pllakat, etj . Ajo absorbohet nga trupi dhe shenderrohet ne CO . Personat te cilet kane semundje kardiake para-egzistuse dhe ekspozohen ndaj ketyre substancave mund te pesojne sulm ne zemer dhe mund te humbasin edhe jeten .

PSE ESHTE I RREZIKSHEM EKSPOZIMI NDAJ MONOKSIDIT TE KARBONIT?

Rreziku me i madh i ekspozimit ndaj niveleve te larta te CO qendron ne afinitetin e tij per tu lidhur me hemoglobinen. Hemoglobina ka ne qender te molekules se saj hekurin i cili nga alveola(pulmon) lidhet me oksigjenin dhe e transporton ate ne trup . Prej kesaj te fundit hemoglobina lidhet me CO dhe udheton serisht per ne pulmone ku do te bej edhe clirimin e saj , e gjitha kjo eshte ne kushte normale .. Ne kushte kur kemi rritjen e CO ne ajer pertej nje limiti te caktuar, ndodh nje proces i kundert dhe aspak normal . Ku egziston nje rrezik i madh per jeten . Ne kuader te gjithe ketij procesi me shume vuajne dy organe kryesore: truri dhe zemra . Ndersa per sa i perket moshes me te rriskuar jane te porsalindurit dhe femijet.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NGA HELMIMI ME CO?

Nese kemi nje ekspozim ndaj niveleve jo shume te larta te CO nuk kemi shume simptoma te dukshme . Megjithate mund te shfaqen simptoma te tilla si :ulja e tolerances ndaj ushtrimeve fizik dhe gulcima gjate sforcimit . GJithashtu personi mund te shfaqet me nje lekure te skuqur , dhimbje koke dhe nje konfuzion te lehte mendor .

Ndersa simptomat e helmimit nga CO jane me te renda . Tek keto persona e sidomos tek femijet nje helmim nga CO perjetohet si nje viroze apo si nje gastroenterit me nauze , te vjella , letargji dhe kequshqyerje . Me rritjen e kohes se ekspozimit ndaj niveleve te larta te CO kemi shfaqjen e : nervozizmit , dhimbjes se gjoksit ,lodhje , konfuzion deri ne sinkopi( erresim te pamjes dhe te fikte). Nese nuk kemi nje shkeputje prej ketyre niveleve te larta CO, atehere personi mund te perjetoje nje kome ,konvulzione deri edhe ne humbje jete .

CILAT JANE EFEKTET AFATGJATA TE HELMIMIT NGA MONOKSIDI I KARBONIT?

  • Demtime neurologjike
  • Apati
  • Amnezi
  • Humbje te aftesise kontraktuese te sfinktereve te vezikes urinare
  • Dhimbje koke
  • Ndryshime te personalitetit
  • Konfuzion
  • Humbje te kujteses
  • Demtime motorike
  • Ndryshime te fushes vizive .

Keto simptoma shfaqe dy-kater jave pas ekspozimit te niveleve te larta te CO , madje edhe kur mendoni se jeni sheruar . Deri ne 75 % personave te demtuar nga ky helmim sherohen brenda nje viti, megjithese disa prej simptomave mund te mbeten edhe per disa kohe me pas .

SI TRAJTOHET HELMIMI NGA CO ?

1.Largimi i personit nga zona e burimit te CO.
2.Ne simptomat e renda nga helmimi i CO duhet te jepet oksigjenoterapine .
3.Kujdes trajtimin e simptomave akute qe shfaqen nga helmimi me CO:

  • dhenia e nje sasie 100% O2
  • mbeshtetja e frymemarrjes
  • jep lengje intravenoze
  • monitoroni punen e zemres .
  • mbajeni personin e helmuar nga CO ngrohte deri ne mberritjen e ambulances .

REFERENCA

https://dph.illinois.gov/topics-services/prevention-wellness/injury-violence-prevention/carbon-monoxide.html

http://www.cdc.gov/co/default.htm

http://www.cpsc.gov/en/Safety-Education/Safety-Education-Centers/Carbon-Monoxide-Information-Center/

http://www.sfm.illinois.gov/Commercial/Building-Life-Safety-Fire-Protection-Systems/Buildings-Carbon-Monoxide-Detectors

http://www.usfa.fema.gov/prevention/outreach/carbon_monoxide.html