Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Molluscum Contagiosum

CFARE ESHTE MOLLUSCUM CONTAGIOSUM?

Molluscum contagiosum eshte nje infeksion mjaft i zakonshem i lekures i shkaktuar nga nje virus.
Ajo shkakton shpesh gunga te rrumbullaketa, te forta, pa dhimbje qe variojne ne permasa nga nje koke gjilpere deri te goma e lapsit.
Nese gungat gervishten ose lendohen, infeksioni mund te perhapet ne zonat e aferta te lekures.
Molluscum contagiosum gjithashtu perhapet permes kontaktit person me person dhe kontaktit me objekte te infektuara.

Megjithese eshte me e zakonshme tek femijet, Molluscum contagiosum mund te preke edhe te rriturit vecanerisht ata me sistem imunitar te dobesuar.
Te rriturit me nje sistem imunitar te forte mund gjithashtu te zhvillojne Molluscum contagiosum nga aktiviteti seksual me nje partner te infektuar.

Po ashtu edhe ne momentin kur nuk trajtohen, gungat zakonisht zhduken brenda 6 muaj deri ne 2 vjet.

SI MUND TE INFEKTOHEN NJEREZIT ME MOLLUSCUM CONTAGIOSUM?

Njerezit me kete semundje te lekures mund te behen shkak qe gungat te perhapen ne pjese te ndryshme te trupit te tyre. Ky quhet autoinokulim.
Nje perhapje e tille mund te ndodhe duke prekur ose gervishtur nje gunge dhe me pas duke prekur nje pjese tjeter te trupit me ato duar.

Virusi mund te perhapet nga kontakti i afert nga nje person tek nje person tjeter .
Perhapja ndodh edhe nga kontakti i afert,kur nje person i shendetshem bie ne kontakt me keto formacioneve qe virusi formon ne lekuren e njerezve te infektuar. Mund te ndodhe qe virusi te qendroj edhe ne siperfaqet sendeve apo edhe objekteve qe bien ne kontakt me te. Shembuj te objekteve te tilla jane peshqiret, veshjet dhe lodrat.
Moluscum gjithashtu mund te perhapet nga nje person ne tjetrin me kontakt seksual.
Kushdo qe zhvillon gunga/enjtje ne zonen genitale (ne/afer penisit, vulves, vagines ose anusit) duhet te zhvillojne nje kontrroll tek mjeku.
Gungat ne keto zona ndonjehere nenkuptojne se infeksioni ose ndonje semundje tjeter eshte perhapur permes kontaktit seksual.

CILAT JANE SIMPTOMAT E MOLLUSCUM CONTAGIOSUM?

  • Lezionet jane zakonisht te pranishme ne kofshe, te pasme, ije, ne pjesen e poshtme te barkut tek te rriturit dhe here pas here mund te shfaqet ne zonen e jashtme genitale dhe anale.
  • Femijet zakonisht zhvillojne lezione ne fytyre, trung, kembe dhe krahe.
  • Lezionet mund te fillojne si gunga te vogla te cilat mund te zhvillohen gjate nje periudhe prej disa javesh ne plage/gunga me te medha. Lezionet mund te jene me ngjyre mishi, te bardhe ose roze.
    Ato mund te shkaktojne kruajtje ose ndjeshmeri te larte ne ate zone qe shfaqen, por ne shumicen e rasteve lezionet shkaktojne pak probleme.
    Lezionet mund te zgjasin nga dy jave deri ne kater vjet – mesatarja eshte dy vjet.
    Njerezit me SIDA ose te tjeret me sistem imunitar te komprometuar mund te zhvillojne shperthime te gjera.

SI DIAGNOSTIKOHET MOLLUSCUM CONTAGIOSUM?

Diagnoza zakonisht vendoset nga pamjet karakteristike te lezioneve qe shfaqen ne lekure.
Gjithashtu mund te diagnostikohet duke mbledhur nje moster nga lezioni,duke e vendosur ate ne nje lame mikroskopike dhe duke e testuar me ngjyrimin e Gram-it qe tregon per ndryshimet ne qelizat e infektuara.
Diagnoza mund te behet duke mbledhur nje moster nga lezioni dhe duke e pare ate nen nje mikroskop elektronik.

SI TRAJTOHET SEMUNDJA E SHKAKTUAR NGA MOLLUSCUM CONTAGIOSUM?

Ekzistojne disa trajtime per kete semundje qe mund te parandalojne perhapjen e infeksionit ne pjese te tjera te trupit dhe tek njerezit e tjere. Mjeku mund te kerkoje te heqe rritjet ne lekure(gungat) me kirurgji ose terapi me lazer. Mjeku mund te pershkruaje gjithashtu nje krem per tu aplikuar ne gunga ose nje ilac per tu marre nga goja.

Megjithate, zakonisht nuk kerkohet trajtim, sepse gungat zhduken vete brenda gjashte muajve. Por ka edhe nga ato raste kur ato mund te mos largohen plotesisht deri ne nje hark kohor prej kater vjet.
Pervec kesaj, jo te gjitha trajtimet jane te suksesshme per te gjithe njerezit.
Per shembull, eshte me e veshtire te trajtohen personat qe kane nje sistem imunitar te dobesuar. Kjo perfshin njerezit qe jane te infektuar me HIV ose qe marrin ilace per trajtimin e kancerit.

Disa trajtime te semundjes qe reklamohen ne internet nuk jane efektive dhe madje mund te jene te demshme!
Prandaj, diskutoni gjithmone cdo terapi me nje mjek specialist perpara se ta perdorni.

SI MUND TA PARANDALOJME ZHVILLIMIN E KESAJ SEMUNDJE?

  • Kujdes higjenen e duarve,duke i lare me uje dhe sapun.
  • Kujdes mos i prekni keto formacione/gunga mbi lekure,per te parandaluar edhe perhapjen e tyre ne pjese te tjera te lekures.
  • Mbajini te mbuluara keto formacione qe ju jane formuar mbi lekure. Kjo eshte shume e rendesishme edhe per te parandaluar perhapjen e infeksionit tek njerezit e tjere.
  • Kujdes mos perdorni mjetet personale te ketyre njerezve tek njerezit e tjere te shendetshem.
  • Noti duhet shmangur ne pishinat ku notojne njerez qe kane plage ne lekure dhe nuk i kane te fashuara me fasho te papershkrueshme nga uji.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/molluscum-contagiosum.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/molluscum-contagiosum/symptoms-causes/syc-20375226

https://www.nhs.uk/conditions/molluscum-contagiosum/

https://www.aad.org/public/diseases/a-z/molluscum-contagiosum-treatment

https://www.healthdirect.gov.au/molluscum-contagiosum