Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

METAPNEUMOVIRUSI HUMAN (TEK NJEREZIT)

CFARE ESHTE METAPNEUMOVIRUSI TEK NJEREZIT?

Metapneumovirusi tek njerezit (hMPV) eshte nje anetar pjese e nje familje virusesh qe perfshin gjithashtu : -Virusin Respirator Sincicial(RSV)
-Virusin Parainfluenza.
Megjithese u identifikua qe prej vitit 2001 nga disa studiues ne Holande, te dhenat sugjerojne se ky eshte nje virus i zakonshem qe ka qene pergjegjes per semundjet e frymemarrjes per te pakten 50 vjet ne mbare boten. Metapneumovirusi i njeriut mund te shkaktoje infeksione te traktit te siperm dhe te poshtem te frymemarrjes te pacientet e te gjitha moshave. Karakteristike per semundjet e frymemarrjes(traktit respirator) eshte se ato ndodhin me shpesh tek femijet e vegjel , te te moshuarit dhe tek njerezit me nje sistem imunitar te dobesuar.

SI TRANSMETOHET METAPNEUMOVIRUSI TEK NJEREZIT?

Perhapja e virusit tek njerezit ka me shume gjasa te ndodhe nepermjet kontaktit te drejtperdrejte ose te ngushte/afert me sekrecionet respiratore te personave te infektuar ose nga kontakti me objektet dhe siperfaqet e kontaminuara nga sekrecionet e tyre.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SEMUNDJA NGA METAPNEUMOVIRUSIT TEK NEREZIT?

Shumica e personave te infektuar me metapneumovirus (hMPV) tek njerezit kane simptoma te lehta duke perfshire:

  • kolle
  • rrjedhje te hundeve
  • kongjestion nazal
  • dhimbje te fytit
  • temperature

Gjithashtu mund te shfaqen edhe simptoma te renda te semundjes ku do te permendim :

  • fishkellima respiratore
  • veshtiresi ne frymemarrje
  • ngjirje te zerit
  • kolle
  • pneumoni
  • tek te rriturit ka nje mundesi shume te madhe per perkeqesim te astmes
    Tek femijet me te vegjel se 1 vjeç, tek te moshuarit dhe personat qe kane sistem imunitar te dobet , hMPV mund te shkaktoje semundje me te renda te frymemarrjes.

KUR JANE ME TE SHPESHTA SIMPTOMAT E SEMUNDJES?

Semundja eshte me e zakonshme te shfaqet ne fund te dimrit dhe ne fillim te pranveres.
Megjithate eshte raportuar edhe nje shperthim ne stinen e veres per semundjen e shkaktuar nga metapneumovirusi (hMPV) tek pacientet dhe stafi i institucionit te kujdesit afatgjate/azile,kjo ne saj te disa studimeve te bera ne Amerike.

Periudha e inkubimit(koha qe i duhet semundjes te shfaqi simptomat) te semundjes eshte 3-5 dite pas ekspozimit/perballes me virusit.

A MUND TE NDODH NJE RI-INFEKTIM ME SEMUNDJEN NGA METAPNEUMOVIRUSI?

Ka te dhena, megjithese te kufizuara,qe sugjerojne se mund te ndodhe nje ri-infektim me hMPV edhe pas nje infektimi qe mund te kete ndodhur me pare .
Besohet se shumica e femijeve infektohen ne moshe te heret/vogel dhe mund te ndodh nje ri-infektim me semundjen nga metapneumovirusi me vone ne jete.
Infeksioni i perseritur duket se rezulton ne semundje me te lehta, megjithese rreziku per semundjen me komplikacione per pacientet me imunitet te kompromentuar eshte shume i madh.

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Testimi i metapneumovirusit tek njerezit nuk eshte i disponueshem/mundshem.
Ne keto kohe, vetem disa laboratore kerkimore dhe nje numer i kufizuar laboratoresh komerciale(jane laboratore qe nuk disponohen ne spitale publike dhe jane shume te rralle ne numer) kryejne testime per kete virus.

SI TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?

Trajtimi i semundjes se shkaktuar nga metapneumoviruset eshte i fokusuar ne terapine mbeshtetese ,nese ajo nuk kalon per te pakten nje jave villohen medikamente antivirale, (duke trajtuar simptomat e semundje qe shfaqen) qe ne pergjithesi trajtimi konsiston ne:

  • antipiretiket(reduktuesit/uljen e temperatures)
  • antihistaminiket
  • trajtimet per lehtesimi e frymemarrjes
  • mjete te tjera per t’i ofruar rehati pacientit derisa semundja te largohet.

SI MUND TA PARANDALOJME NJE INFEKTIM NGA METAPNEUMOVIRUSET?

Jane disa masa qe duhen ndjekur per te parandaluar perhapjen e infeksionit tek persona te tjere :
-mbulimi i gojes dhe hundes me nje fasole kur kolliteni ose teshtitni
-kollitja ose teshtitja duhet te behet ne pjesen e siperme te menges dhe jo ne duar
-asgjesimi i menjehershem i elementeve te kontaminuara/ndotura dhe larja e duhur e duarve.

REFERENCAT:

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/human-metapneumovirus.html

https://www.cdc.gov/surveillance/nrevss/hmpv/clinical.html

https://www.lung.org/lung-health-diseases/lung-disease-lookup/human-metapneumovirus-hmpv

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/22443-human-metapneumovirus-hmpv

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5795268/