MELCIA E DHJAMOSUR JO-ALKOOLIKE
Semundja e melçise se dhjamosur jo-alkoolike eshte termi qe perdoret per nje sere semundjesh te shkaktuara nga grumbullimi i yndyres ne melçi. Zakonisht shihet tek njerezit qe jane mbipeshe ose obeze.
Kjo semundje ne fazen e hershme zakonisht nuk shkakton ndonje demtim, por mund te çoje ne demtime serioze te melçise, duke perfshire cirrozen nese perkeqesohet.
Te kesh nivele te larta te yndyres ne melçi shoqerohet gjithashtu me nje rrezik ne rritje per probleme serioze shendetesore, si diabeti, tension i larte i gjakut dhe semundjet te veshkave.
Nese ju vuani nga diabeti, semundja e melcise se dhjamosur jo-alkoolike rrit mundesine per te zhvilluar probleme te zemres po ashtu.
Nese semundja ne fjale zbulohet dhe menaxhohet ne nje faze te hershme, eshte e mundur te parandaloni komplikacionet, duke zvogeluar sasine e yndyres ne gjak dhe ne melçi.
NE SA STADE KALON SEMUNDJA E MELCISE SE DHJAMOSUR JO-ALKOOLIKE?
Semundja e melcise se dhjamosur jo-alkoolike zhvillohet ne 4 faza.
Shumica e njerezve mund te kalojne edhe vetem fazen e pare, zakonisht pa e kuptuar qe vuajne prej saj.
Ne nje numer te vogel rastesh semundja mund te perparoje dhe te çoje ne demtime te melçise, si cirroza apo probleme te tjera.
Fazat kryesore neper te cilen kalone semundja e mecise se dhjamosur jo-alkoolike jane:
- Melçia e dhjamosur,pa komplikacione te tjera, qe eshte një grumbullim kryesisht i pademshem i yndyres ne qelizat e melçise qe mund te diagnostikohet vetem gjate analizave te kryera per nje arsye tjeter.
- Steatohepatiti joalkoolik , qe eshte nje forme me serioze e mecise se dhjamosur jo-alkoolike, ku melçia eshte inflamuar.
- Fibroze, ku inflamacioni i vazhdueshem demton indin rreth melçise dhe eneve te gjakut aty prane, por ajo eshte ende ne gjendje te funksionoje normalisht.
- Cirroza, faza me e rënde, qe ndodh pas vitesh inflamimi, ku melçia tkurret dhe behet me gunga. Ky demtim eshte i perhershem dhe mund te çoje ne deshtim te melçise (ku melçia ndalon se punuari siç duhet) dhe kancer te melçise.
Mund te duhen vite qe te zhvillohet fibroza ose cirroza. Eshte e rendesishme nderkohe qe te beni ndryshime ne stilin e jetes per te parandaluar perkeqesimin e gjendjes.
FAKTORET E RRISKUT PER TE ZHVILLUAR SEMUNDJEN E MELCISE SE DHJAMOSUR JO-ALKOOLIKE?
Ju jeni ne nje rrezik te shtuar per te pasur semundjen e melcise se dhjamosur jo-alkoolike nese:
- Jeni obeze ose mbipeshe, veçanerisht nese keni shume yndyre rreth zones se barkut.
- Keni diabet te tipit 2
- Keni nje semundje qe ndikon ne menyren se si trupi juaj perdor insulinen.
- Jeni rezistente ndaj insulines, siç eshte sindroma e vezores policistike.
- Keni probleme me tiroiden.
- Keni tension te larte te gjakut.
- Keni nivele te larta te kolesterolit.
- Keni nje kombinim te diabetit, tensionit te larte te gjakut dhe obezitetit.
- Jeni mbi 50 vjeç
- Jeni duhanpires
Por semundjen e melcise se dhjamosur jo-alkoolike eshte diagnostikuar edhe te njerezit pa asnje nga keta faktore rreziku, perfshire femijet e vegjel.
Edhe pse eshte shume e ngjashme me semundjen e melçise te lidhur me alkoolin , melcia e dhjamosur nuk shkaktohet nga pirja e tepert e alkoolit.
KUSH JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE MELCISE SE DHJAMOSUR?
Zakonisht nuk ka simptoma ne stadet e hershme per melcine e dhjamosur. Ju ndoshta nuk do ta dini se e keni ate nese nuk eshte diagnostikuar gjate analizave te kryera per nje arsye tjeter.
Here pas here, njerezit me faza me te avancuara te semundjes se melcise se dhjamosur mund te perjetojne:
- Nje dhimbje te shurdher ose dhimbje ne pjesen e siperme djathtas te barkut .
- Lodhje ekstreme.
- Humbje peshe e pashpjegueshme.
- Dobesi.
Nese zhvillohet cirroza (faza me e avancuar), mund te keni simptoma me te renda, te tilla si zverdhje e lekures dhe te bardhes se syve (verdheza ose sic njihet ikteri), kruarje te lekures dhe enjtje ne kembe, kyçe, ose bark (edeme) .
SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E MELCISE SE DHJAMOSUR JO-ALKOOLIKE?
Melcia e dhjamosur shpesh diagnostikohet pasi nje analize gjaku te quajtur test i funksionit te melçise, qe prodhon nje rezultat jonormal te vlerave te melcise dhe po ashtu perjashton semundje te tjera te melçise, si hepatiti.
Semundja mund te zbulohet gjithashtu gjate nje ECHO barku.
Nese jeni diagnostikuar me melci te dhjamosur, mund te nevojiten teste te metejshme per te percaktuar se ne cilen faze ndodhet semundja juaj. Kjo mund te perfshije nje test te veçante gjaku ose kryerjen e nje lloji tjeter egzaminimi imazherik.
Disa njerez mund te kene nevoje gjithashtu per nje biopsi, ku nje moster e vogel e indit te melçise merret per tu studiuar ne laborator.
Femijet dhe te rinjte me nje rrezik te shtuar per kete semundje (ata me diabet te tipit 2 ose sindromin metabolike) duhet te bejne nje ECHO te melçise çdo 3 vjet.
Teste te tjera qe mund te beni jane skaneri dhe rezonanaca magnetike, dhe kjo ne baze te pershkrimit te mjekut .
SI TRAJTOHET SEMUNDJA E MELCISE SE DHJAMOSUR?
Shumica e njerezve me melci te dhjamosur nuk do te zhvillojne ndonje problem serioz, por nese jeni diagnostikuar me kete semundje, eshte nje ide e mire te ndërmerrni hapa per te parandaluar perkeqesimin e saj.
Aktualisht nuk ka asnje ilaç specifik per kete semundje, por ndryshimi i sjellieve te demshme eshte nje ide shume e mire.
Trajtimi gjithashtu mund te rekomandohet per gjendjet shoqeruese (tension i larte i gjakut, diabeti dhe kolesteroli) ose komplikacionet.
Mund t’ju keshillohet te beni takime te rregullta me mjekun tuaj per te kontrolluar funksionin e melçise dhe per te pare per probleme te reja.
1- Barnat.
Aktualisht nuk ka asnje ilaç qe mund te trajtoje i vetem melcine e dhjamosur, por kombinime te ndryshme mund te jene te dobishme ne menaxhimin e problemeve qe lidhen me gjendjen.
Linja e pare qe perdoret jane ilacet qe ulin nivelet e yndyres ne gjak.
Po ashtu mjeku juaj mund te rekomandojë ilaçe per trajtimin e tensionit te larte te gjakut, trajtimin e kolesterolit te larte, trajtimin e diabetit te tipit 2 dhe trajtimin e obezitetit.
2- Transplanti i melçise.
Nese zhvilloni cirroze te rende dhe melçia juaj ndalon se punuari siç duhet dhe si rrjedhoje keni nevoje per nje transplant te melcise.
Meqenese melçia mund te rigjenerohet vete, si pjesa e transplantuar ashtu edhe pjesa e mbetur e melçise se dhuruesit jane ne gjendje te rigjenerohen ne nje madhesi normale.
REFERENCAT
- National Heart, Lung, and Blood Institute. “What Is Anemia?” https://www.nhlbi.nih.gov/health-topics/anemia
- Centers for Disease Control and Prevention. “Anemia.” https://www.cdc.gov/nutrition/infantandtoddlernutrition/anemia.html
- World Health Organization. “Nutritional anaemias: tools for effective prevention and control.” https://www.who.int/nutrition/publications/micronutrients/anaemia_iron_deficiency/9789241596107/en/