Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Mbipesha dhe Diabeti

Nje shqetesim i drejte ngrihet ne lidhje me shtimin te peshe te pacienteve diabetike nderkohe qe jane duke u trajtuar per diabet. Nje dyshim hidhet mbi perdorimin e insulines dhe ndikimin e saj ne shtimin ne peshe. Me poshte do te mundohemi ti shpjegojme te gjitha problemet qe lidhen me mbipeshen dhe diabetin.

Problemet me mbipeshen jane te ndryshme dhe te lidhura ngushte me llojet e diabeti:

Ne diabetin tip 1, mjekimi i rekomanduar eshte insulina. Por, kjo e fundit eshte pare te jete nje shkak per shtimin ne peshe. Ne pergjithsi, keta diabetike karakterizohen nga humbja e peshes. Por, pasi fillohet mjekimi me insulina, vihet re nje shtim ne peshe. Kjo eshte e lidhur me veprimin e insulines. Nje efekt tjeter i saj eshte shtimin i depozitave te yndyrnave ne trup. Si rezultat, pacientet do te kene shtim ne peshe.

Kjo vlen dhe per diabetiket e tipit te 2 kur mjekohen me insulina.

Nje faktor tjeter i 2-te eshte dhe fakti i normalizimit te nivelit te sheqerit ne gjak. Ne fillim, kur nivelet e sheqerit jane shume te larte, pacienti ka dhe shqetesime te urinimit te shpeshte. Kjo ndikon ne largimin e sheqerit te tepert nga organizmi dhe njekohesisht te kalorive duke dhene humbje ne peshe.

Kur glicemia normalizohet, pacientet nuk kane me urinim te shpeshte, pra kemi normalizim te urinimit. Keshtu qe nuk kane me humbje te kalorive, duke cuar ne shtim te peshes.

3. Episodet e perseritura te hypoglicemise jane nje faktor tjeter qe ndikon ne shtimin ne peshe. Pse ndodh kjo?

Kur nje pacient merr doza te larta te insulines, shtohet rreziku per te bere episode te hypoglicemise (ulje te sheqerit ne gjak). Per te rregulluar kete, pacienti eshte i detyruar te marre ushqime te shpejta me sheqer. Kjo ben qe ky pacient te shtoje kalorite ditore, te cilat cojne ne mbipeshe.

Ne keto raste, keshillohen pacientet te monitorojne glicemine, dhe te rregullohet doza e insulines ne varesi te glicemise.

4. Vete mbipesha eshte faktor risku per diabetin e tipit 2. Prandaj, duhet nje plan per te ulur peshen i cili do te perfshije ndryshime ne stilin e jetes dhe diete te shendetshme.

Gjithe te mirat.

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me