Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MARKUESIT TUMORAL CA 15-3

Cfare eshte testi/analiza e CA 15-3?

Ky test mat sasine e antigenit te kancerit 15-3 (CA 15-3) ne gjakun tuaj. CA 15-3 eshte  nje substance qe stimulon sistemin mbrojtes te trupit tuaj. Disa lloje te qelizave kancerogjene leshojne antigenin CA 15-3 ne gjak. Ky test perdoret per te monitoruar disa lloje te kancerit.

Kanceri i gjirit eshte kanceri qe ka me shume gjasa te cliroje  CA 15-3, vecanerisht ne kancerin e gjirit qe rikthehet pas trajtimit. Antigenet si CA 15-3 qe japin informacion rreth kancerit quhen shenues tumorale.

Per cfare sherben testi/analiza CA15-3?

Ju mund t’ju duhet ky test per te monitoruar pergjigjen e trupit  ndaj trajtimit per kancerin e gjirit. CA 15-3 nuk perdoret si nje test depistues ose nje test diagnostik per te gjetur kancerin e gjirit. Disa njerez qe kane kancer te gjirit nuk kane nivele te larta te CA 15-3. Gjithashtu, kushte te tjera pervec kancerit te gjirit mund te shkaktojne nje test pozitiv CA 15-3.

Ju mund te keni nevoje per kete test nese:

  • Ju tashme jeni diagnostikuar me kancer gjiri dhe ofruesi juaj i kujdesit shendetesor deshiron te zbuloje se sa mire po funksionon trajtimi.
  • Ju jeni trajtuar tashme per kancerin e gjirit dhe ofruesi juaj i kujdesit shendetesor deshiron te zbuloje nese kanceri eshte  rikthyer ose eshte perhapur.

Cfare testesh te tjera mund te realizohen se bashku me kete test?

Mjeku mund te urdheroje nje test per te kontrolluar per nje tjeter shenues tumoral te kancerit te gjirit te quajtur CA 27-29. Ju gjithashtu mund te beni teste te tjera diagnostikuese per te mesuar rreth kancerit.

Cfare nenkuptojne rezultatet e testit?

Rezultatet e testit mund te ndryshojne ne varesi te moshes, gjinise, historise shendetesore dhe gjendjeve te tjera shendetesore. Rezultatet e testit tuaj mund te jene te ndryshme ne varesi te teknikes se perdorur. Ata nuk mund te nenkuptojne se ju keni nje problem. Pyesni ofruesin tuaj te kujdesit shendetesor se cfare kuptimi kane rezultatet e testit tuaj.

CA 15-3 matet ne njesi per mililiter (U/mL). Nje test normal duhet te jete me i vogel ose i barabarte me 30 U/mL.

Eshte e rendesishme te dini se te kesh nje test gjaku CA 15-3 pozitiv nuk do te thote qe ke kancer gjiri ose qe kanceri i gjirit eshte rikthyer. Gjendje te tjera mund te shkaktojne qe CA 15-3 te rritet ne gjakun tuaj.

Kushtet jo kanceroze te gjirit, vezores dhe melcise gjithashtu mund te shkaktojne rritjen e CA 15-3.

Rezultatet e ketij testi vleresohen me informacione te tjera klinike. Ne pergjithesi, rritja e vlerave mund te jete shenje e perparimit ose rikthimit te semundjes. Ulja e vlerave mund te nenkuptoje regres te semundjes.

Si realizohet ky testim?

Analiza behet me ane te nje moster gjaku. Nje gjilpere perdoret per te nxjerre gjak nga nje vene ne krahun ose doren tuaj.

A perben ndonje rrezik ky test?

Berja e nje analize te tille duke marre nje moster gjaku me gjilpere mbart disa rreziqe. Keto perfshijne gjakderdhje, infeksion, mavijosje dhe dhimbje koke e lehte. Kur gjilpera futet ne vene, mund te ndjeni nje pickim te lehte ose dhimbje.

A ka faktore qe mund te ndikojne ne rezultatet e testit tuaj ?

Faktore te tjere nuk ka te ngjare te ndikojne ne rezultatet tuaja.

Si duhet te pergatitemi per realizimin e ketij testimi?

Ju nuk keni nevoje te pergatiteni per kete analize. Sigurohuni qe ofruesi juaj i kujdesit shendetesor te informohet per te gjitha ilacet, bimet, vitaminat dhe suplementet qe po merrni. Kjo perfshin barnat qe nuk kane nevoje per recete dhe cdo ilac(droge) te paligjshem qe mund te perdorni.

REFERENCAT

https://www.urmc.rochester.edu/encyclopedia/content.aspx?contenttypeid=167&contentid=ca_15_3

https://cancer.ca/en/treatments/tests-and-procedures/cancer-antigen-15-3-ca-15-3#:~:text=Cancer%20antigen%2015%2D3%20(CA15%2D3)%20is%20a,(called%20metastatic%20breast%20cancer).

https://emedicine.medscape.com/article/2087491-overview

https://www.urmc.rochester.edu/encyclopedia/content.aspx?contenttypeid=167&contentid=ca_15_3