Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Magnezi ne organizem dhe deficiencat e tij

Cfare eshte megnezi?

Magnezi eshte nje element kimik qe njihet me simbolin Mg dhe nje mineral i domosdoshem ushqimor per funksionin optimal te organizmit.
Ai eshte shume i rendesishem per funksionimin :

  • sistemit kardiovaskular
  • sistemit nervor
  • muskujve
  • kockave
  • tensionit te gjakut
  • mbajtjes nen kontroll te niveleve te sheqerit ne gjak.

Magnezi, po ashtu ndihmon kunder formimit te edemave ne kembe dhe problemeve te sistemit gastrointestinal te shkaktuar nga agjent te caktuar. Kriperat e magnezit ndihmojne ne parandalimin e artritit.

Cfare eshte nje analize gjaku per magnezin?

Nje analize gjaku per magnezin eshte shume e rendesishme per matjen e tij ne gjak. Magnezi eshte nje lloj elektroliti pergjegjese per shume funksione dhe procese te tjera te rendesishme ne trupin tuaj.

Ashtu sic e theksuam edhe me siper trupi ka nevoje per magnez per funksionimin e duhur te muskujve, nervave dhe zemres tuaj.
Magnezi gjithashtu ndihmon ne kontrollin e presionit te gjakut dhe sheqerit ne gjak.

Shumica e magnezit ne trup gjendet ne kockat dhe qelizat tjera te trupit. Por nje sasi e vogel gjendet edhe ne gjak. Nivelet e magnezit ne gjak qe jane shume te uleta ose shume te larta mund te jene shenje e nje problemi shendetesor.

Kur ne organizem kemi nivele shume te ulta te magnezit kemi te bejme me deficite te magnezit apo hipomagnezemi. Ndersa kur kemi te bejme me nivele te larta te magnezit ne gjak apo teprica te tij, e njohim si hipermagnezemi.

Kur duhet te beni nje analize gjaku per te pare vlerat e magnezit?

Mjeku apo nje personel tjeter i kujdesit shendetesor mund te kerkoje nje analize gjaku te magnezit nese keni simptoma te niveleve te uleta ose te larta te tij.

Simptomat e mungeses apo niveleve te uleta te magnezit jane:

  • Dobesi
  • Ngerce muskulore dhe/ose dridhje
  • Konfuzion
  • Rrahje te parregullta te zemres
  • Konvulsione (ne raste te renda)

Simptomat e magnezit te larte jane:

  • Dobesi muskulore
  • Lodhje
  • Nauze dhe te vjella
  • Probleme me frymemarrjen
  • Arresti kardiak, ndalimi i papritur i zemres (ne raste te renda)

Ju gjithashtu mund te keni nevoje per kete analize nese jeni shtatzene. Mungesa e magnezit mund te jete nje shenje e preeklampsise, nje forme serioze e tensionit te larte te gjakut qe prek grate shtatzena.

Pervec kesaj, mjeku mund te kerkoje kete analize nese keni nje problem shendetësor qe mund te shkaktoje mungese te magnezit si ne rastet me :

  • kequshqyerje
  • alkoolizem
  • diabet .

Kush jane vlerat normale te magnezit ne gjak?

Vlerat normale te magnezit (Mg) ne gjak mund te ndryshojne lehtesisht midis laboratoreve te ndryshem, por zakonisht ndodhen ne nje kufi te percaktuar dhe pranuar nga shumica e laboratoreve.
Vlerat e normale te magnezit ne gjak jane rreth 1.7-2.2 mg/dL ose 0.85-1.10 mmol/L.

Keto vlera normale qe shihen ne gjak tregojne per gjendjen e pergjithshme te mire te shendetit. Nese ka ndonje problem me nivelin e magnezit ne organizem, mjeku mund te konsideroje vlerat e tjera, si dhe simptomat dhe historine shendetesore te meparshme te pacientit, per te bere nje vleresim me te sakte te gjendjes se tij. Per cdo paqartesi tjeter, kontaktoni me mjekun tuaj ose na shkruani ne faqen tone https://www.pyetmjekun.com

Vlerat e ulta te magnezit ne gjak?

Kur vlerat e magnezit ne gjak gjenden nen kufirin e 1.7-2.2 mg/dL ose 0.85-1.10 mmol/L kemi te bejm me deficite te magnezit ne organizem.

Nese analizat tregojne se keni mungese te magnezi, ajo mund te jete nje shenje e:

  • Alkoolizmi
  • Kequshqyerja
  • Preeklampsia (nese jeni shtatzene)
  • Diarre kronike
  • Çrregullime te tretjes, te tilla si semundja e Crohn ose koliti ulceroz
  • Diabeti

Vlerat e larta te magnezit ne gjak?

Kur vlerat e magnezit ne gjak gjenden mbi kufirin e 1.7-2.2 mg/dL ose 0.85-1.10 mmol/L kemi te bejm me teprica te magnezit ne organizem.

Nese rezultatet tregojne se keni nje sasi me te larte se normale te magnezit, kjo mund te jete nje shenje e:

  • Semundjes Addison, nje çrregullim i funksionimit te gjendrave mbiveshkore.
  • Semundjes se veshkave.
  • Dehidratimi, humbja e shume lengjeve trupore.
  • Ketoacidoza diabetike, nje nderlikim kercenues per jeten e diabetikeve.
  • Perdorimi i tepert i antacideve ose laksativeve qe permbajne magnez.

Megjithate per cdo pyetje qe mund te keni mund te na kontaktoni ne faqen tone https://www.pyetmjekun.com

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/

https://www.webmd.com/

https://labtestsonline.org/

https://www.mayoclinic.org/

https://ods.od.nih.gov/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?