Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

LUPUSI ERITEMATOZ SISTEMIK

CFARE ESHTE LUPUSI ERITEMATOZ SISTEMIK?

Lupusi apo sic quhet ndryshe edhe Lupusi Eritematoz Sistemik (LSE) eshte nje semundje qe shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet e vet organizmit (semundje autoimune).
Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund te preke shume sisteme te ndryshme të trupit duke perfshire :

  • kycet
  • lekuren
  • veshkat
  • qelizat e gjakut
  • trurin
  • zemren
  • mushkerite

Lupusi mund te jete i veshtire per t’u diagnostikuar sepse shenjat dhe simptomat e tij shpesh imitojne ato te semundjeve te tjera.
Shenja karakteristike dalluese e lupusit eshte nje skuqje e lekures ne formen e kraheve te flutures, qe eshte karakteristike ne te dyja faqet, por kjo jo ne te gjitha rastet e lupusit.

Disa njerez lindin me nje tendence drejt zhvillimit te lupusit, i cili mund te shkaktohet nga :

  • Infeksionet. Pasja e nje infeksioni ne organizem mund te inicioje shfaqjen e lupusit apo te mundesoje rishfaqjen e nje episodi tjeter te tij.
  • Disa ilace. Disa lloje barnash qe mund te nxisin shfaqjen e lupusit jane :

-barnat per kontrollin e presionit te gjakut
-barnat kunder konvulsioneve
-antibiotiket
-disa lende narkotike

  • Rrezet e diellit. Rrezet e diellit jane shume te demshme per lekurat te cilat kane mundesine per te zhvilluar lupus. Kjo pasi ato mund te behen shkak per njolla ne lekure dhe zhvillimin e nje pergjigje kundrejt tij.

Ndersa nuk ka nje kure per lupusin, trajtimet mund te ndihmojne ne kontrollin e simptomave.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ LUPUSI NE ORGANIZEM?

Nuk ka dy raste me lupus qe jane saktesisht te njejta tek dy njerez te ndryshem.
Shenjat dhe simptomat mund te shfaqen papritur ose te zhvillohen ngadale per nje kohe te gjate, mund te jene te lehta ose te renda, mund te jenë te perkohshme ose te perhershme.
Shumica e njerezve me lupus kane semundje te lehta te karakterizuar nga episode te quajtura shperthime te semundjes. Ne kete rast shenjat dhe simptomat perkeqesohen per nje kohe, pastaj permiresohen ose zhduken plotesisht per nje kohe tjeter.

Perjetimi i shenjave dhe simptomave te lupusit do te varen nga sistemet e trupit te prekura nga semundja.
Shenjat dhe simptomat me te zakonshme perfshijne:

  • Lodhje
  • Ethe
  • Dhimbje, ngurtesi dhe enjtje te kyceve
  • Skuqje ne forme fluture ne fytyre qe mbulon faqet dhe uren/kurrizin e hundes ose skuqje diku tjeter ne trup
  • Lezionet e lekures qe shfaqen ose perkeqesohen me ekspozimin ne diell
  • Gishtat e duarve dhe te kembeve behen te bardhe ose blu kur ekspozohen ndaj te ftohtit ose gjate periudhave stresuese
  • Frymemarrje e shkurter (dispne)
  • Dhimbje gjoksi
  • Sy te thate
  • Dhimbje koke, konfuzion dhe humbje te kujteses

FAKTORET E RRISKUT QE BEHEN SHKAK PER ZHVILLIMIN E KESAJ SEMUNDJE?

Faktoret e rriskut per zhvillimin e semundjes jane:

  1. Gjinia
    Lupusi ka me shume mundesi te shfaqet tek femrat ne krahasim me meshkujt.
  2. Mosha
    Lupusi mund te preki njerez nga te gjitha moshat,por ai eshte me shume i diagnostikuar mes moshes 15-45 vjec.
  3. Rraca
    Lupusi eshte me i shpeshte ne rracen afro-amerikane dhe aziatiko-amerikane.

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Per te realizuar nje diagnostikim te semundjes mund te kerkohet te realizohet :

  1. Informimi i mjekut nese keni nje histori familjare pozitive per semundjen e lupusit.
  2. Informimi i mjekut nese keni nje histori familjare pozitive per semundje autoimune.
  3. Realizimi i disa analizave qe do tju komunikohen nga mjeku juaj kurues.
  4. Kryerja e nje sere testesh gjaku dhe urine.
  5. Biopsi e lekures dhe te veshkave.

CILAT JANE KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES?

Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund te preke shume zona te trupit tuaj, duke perfshire:

  1. Veshkat.
    Lupusi mund te shkaktoje demtime serioze te veshkave dhe deshtimi i funksionit te veshkave eshte nje nga shkaqet kryesore te vdekjes ne mesin e njerëzve me lupus.
  2. Truri dhe sistemi nervor qendror.
    Nese truri juaj eshte i prekur nga lupusi, mund te perjetoni:
    -dhimbje koke
    -marramendje
    -ndryshime ne sjellje
    -probleme me shikimin
    -goditje ne tru
    -konvulsione
    Shume njerez me lupus perjetojne probleme me kujtesen dhe mund te kene veshtiresi te shprehin mendimet e tyre.
  3. Gjakut dhe eneve te gjakut.
    Lupusi mund te coje ne probleme hemodinamike (probleme me gjakun), duke perfshire nje numer te reduktuar te qelizave te kuqe te gjakut te shendetshem (anemi) dhe nje rrezik ne rritje per hemorragji ose mpiksjes se gjakut.
    Mund te shkaktoje edhe inflamacion te eneve te gjakut.
  4. Mushkerite.
    Te kesh lupus rrit shancet per te zhvilluar nje inflamacion te kafazit te kraharorit i cili mund ta beje aktin e frymemarrjes te dhimbshem. Hemorragjia nga mushkeria dhe pneumonia jane gjithashtu te mundshme.
  5. Zemra.
    Lupusi mund te shkaktoje inflamacion te muskujve te zemres, arterieve ose membranes se zemres. Rreziku i semundjeve kardiovaskulare dhe sulmeve ne zemer rritet shume gjithashtu.

KOMPLIKACIONE TE TJERA TE SEMUNDJES?

Te kesh lupus gjithashtu rrit rrezikun per:

  1. Infeksione.
    Njerezit me lupus jane me te rriskuar ndaj infeksioneve, sepse si semundja ashtu edhe trajtimet e saj mund te dobesojne sistemin imunitar.
  2. Kanceri.
    Duke pasur lupus duket se rritet rreziku per zhvillimin e kancerit, megjithate ky rrezik eshte i vogel.
  3. Demtim te indit kockor.
    Kjo ndodh kur furnizimi me gjak i nje kocke bie, shpesh duke cuar ne thyerje te vogla ne kocke dhe perfundimisht ne demtim te madh te kockes.
  4. Komplikacione gjate shtatzenise.
    Grate me lupus kane nje rrezik ne rritje per te kryer abort aksidental gjate shtatzanise.
    Lupusi rrit rrezikun per nje presionit te larte te gjakut gjate shtatzenise dhe lindjes se parakohshme.
    Per te zvogeluar rrezikun e ketyre komplikacioneve, mjeket shpesh rekomandojne shtyrjen e shtatzenise derisa semundja juaj te jete nen kontroll per te pakten gjashte muaj.

TRAJTIMI I LUPUSIT?

Nuk ka nje kure per sherimin e kesaj semundje,por ka trajtime qe synojne qetesimin e simptomave.
Trajtimi me ilace vendoset ne varesi te llojit dhe gjendjes te simptomave.
Llojet me te shpeshta te ilaceve qe perdoren ne rastet me lupus jane :

  • AIJS ose antiinflamatoret jo-steroid.
    Ibuprofen,naproxen,etj.
  • Kortikosteroidet.
    Duhet pasur shume kujdes sepse dozat e larta te saj mund te behen shkak per dobesim te sistemit imunitar. Duhet thene se keto lloj barnash jane shume efektive ne kete lloj semundje dhe nese nderpriten pa lejen nga mjeku mund te shfaqet nje progres i semundjes.
  • Ilacet antimalaries.
    2 llojet e barnave qe jane me kryesoret : -klorokin fosfati dhe -hidroklorokina.
    Ato perdoren per trajtimin e dhimbjes se kyceve, skuqjes se lekures, inflamacionit te mushkerise, etj.
  • Kimioterapia/agjentet imunosupresiv.

Shkruar

Refije Kadiu

Bachelor ne Infermieri te Pergjithshme

Edituar

Dr.Albana Greca

MMedSc, MD

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/lupus/symptoms-causes/syc-20365789

https://www.cdc.gov/lupus/basics/diagnosing.htm

https://www.nhs.uk

https://www.hopkinsmedicine.org

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?